Connect with Us

Fakte, pse PD nuk mund të denoncojë Pjetrin/ Çfarë thotë ligji për dekriminalizimin

Politikë

Fakte, pse PD nuk mund të denoncojë Pjetrin/ Çfarë thotë ligji për dekriminalizimin

Publikuar

-

Partia Demokratike, ka kërkuar nga Prokuroria që të bëjë verifikime ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Me pretendimin se ka indicie se Pjetri ka qenë arrestuar më herët në Itali , PD, i është drejtuar organit të akuzës. Janë dy fakte që e rrëzojnë këtë veprim të PD-së.

E para, nuk bëhen denoncime me indicie dhe e dyta PD nuk e ka më një të drejtë të tillë, pasi nuk është më në sistemin parlamentar. Kjo gjë është e përcaktuar qartë në nenin 7 të Ligjit 138/2015, mbi garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

“Verifikimi i të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të parashikuar në nenin 5, të këtij ligji, kryhet sa herë kjo kërkohet nga:

1/10 e deputetëve, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prokurori i Përgjithshëm për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë apo një anëtar të Këshillit të Ministrave, përfshirë Kryeministrin, për një të zgjedhur në organet e bashkisë apo të qarkut, si dhe për anëtarin apo drejtuesin e një organi kushtetues apo të krijuar me ligj dhe që zgjidhet me votim nga Kuvendi i Shqipërisë”, në pikën 1(a) të nenit 7 të Ligjit 138/2015.

LEXO EDHE:  Krimi shtetëror i përgjimit, Edi Rama nën akuzë

Pra, sipas këtij neni, PD , duke qenë se dogji mandatet dhe për rrjedhojë nuk ka më deputetë, nuk kërkojën verifikim nga prokuroria për asnjë kandidat.

Tashmë ose Bashës i pëlqen situata qesharake dhe kaotike ku është zhytur, ose këshilltarët e tij ligjorë apo departamenti ligjor në PD,  po ia bëjnë me qëllim një gjë të tillë, por ekziston edhe mundësia që mund ta kenë nga paaftësia./CNA.al

Me indicie në Prokurori/ Basha kthehet në qesharak

“Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar”/ PD kërkon verifikim nga Prokuroria

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  “Basha është shtrirë barkas”/ Ndoka: I kemi kërkuar Berishës të rikthehet

LEXO EDHE:  "Pedofili nga Korça punësohet në administratë"/ Berisha denoncon skandalin



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Arjan Çani sqaron hallin e madh që ka Lulzim Basha

LEXO EDHE:  “Ky është krim”/ PD denoncon skandalin: Qeveria po fsheh vjedhjen monstruoze

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  “Basha është shtrirë barkas”/ Ndoka: I kemi kërkuar Berishës të rikthehet

LEXO EDHE:  Krimi shtetëror i përgjimit, Edi Rama nën akuzë



Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE