LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dje shanin Palmerin e mbrëmë i bënin lavde"/ Kulluri thumbon opozitën

2 Gusht 2019, 06:41, Politikë CNA
"Dje shanin Palmerin e mbrëmë i bënin lavde"/ Kulluri

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka thumbuar rëndë opozitën joparlamentare.

Pas intervistës së zyrtarit të DASH, Matthew Palmer, opozita njëzëri ka shpërthyer, duke përdorur deklaratat e tij kundër mazhorancës.

Është po e njëjta Opozitë, që para pak kohësh e kryqëoi Palmer, pasi sipas tyre kishte dalë në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama.

“Kjo puna e këtyre që deri dje shanin Palmerin e mbrëmë i bënin lavde është si historia e Vasil Rucit! Sa po humbte raste goli në një ndeshje të Flamurtarit në Vlorë, ca tifozë e shanin ?kompetent të q…a motrën?! Sa bëri gol në pjesë të dytë, po këta filluan korin ?kompetenti të na falë, m……..t jemi ne?! Ja kështu, kështu dhe puna e këtyre”, shkruar Kulluri në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga