LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimet e 30 qershorit/ Prokuroria publikon procedimet penale

1 Gusht 2019, 19:17, Politikë CNA
Votimet e 30 qershorit/ Prokuroria publikon procedimet penale

Edhe pse të mbajtura pa rivalitet të spikatur, votimet për pushtetin lokal të mbajtura në datën 30 qershor nuk kanë qenë të qeta dhe pakrime zgjedhore. Treguesi i këtij fakti janë raportimet e prokurorive të rretheve gjyqësore, të cilat në total numërojnë tridhjetë e shtatë procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore para dhe pas datës 30 qershor.

Nga përgjigjet që “Top Channel” ka marrë nga Prokuroria e Përgjthshme rezulton se ndër 13 prokuroritë numrin më të madh të procedimeve, me nga shtatë secila e kanë prokuroritë e qyteteve të Shkodrës dhe Tiranës. Ato lidhen në Shkodër me djegien e disa KZAZ-VE, përpara ditës së zgjedhjeve.

Në përgjigjen e saj Prokuroria e Përgjithshme thotë se ?prokuroritë e tjera të rretheve gjyqësore kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.? Ndërsa për periudhën kohore 1 janar- 10 qershor 2019 në shkallë vendi janë regjistruar 2  procedime penale nga prokuroritë e Matit dhe Kurbinit.

Procedimet

Prokuroria  Shkodër, 7 procedime.

Prokuroria Tiranë, 7 procedime.

Prokuroria  Elbasan, 4 procedime.

Prokuroria  Tropojë, 3 procedime.

Prokuroria  Mat, 2 procedime.

Prokuroria Sarandë, 2 procedime.

Prokuroria Korçë, 2 procedime.

Prokuroria Kavajë, 2 procedime .

Prokuroria  Kurbin, 2 procedime.

Prokuroria  Pogradec, 1 procedim.

Prokuroria Dibër, 1 procedim.

Prokuroria Fier, 1  procedim.

Prokuroria Durrës, 1 procedim.

Lajmet e fundit nga