Connect with Us

Video-Denoncim/ Avion me drogë në bregdetin e Kavajës

Kronika

Video-Denoncim/ Avion me drogë në bregdetin e Kavajës

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur në rrjetet sociale një video, ku që sipas tij, bëhet fjalë për avion me drogë, mbi bregdetin e Kavjës.

Berisha sqaron se videon i ka dërguar nëj qytetar italian.

“Koha e korrjes së mallit filloi.  Avionët e narkoflotës të mafies së drogës vijnë e shkojnë në Kanabistan. Nuk pushojnë.  Prodhim i mbarë sezon pune. Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajës”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Flet nëna e BledarToçit/ Po sulmohet politikisht, kokainën ma pinte burri për qetësim koke

Publikuar

-

Nga

Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë për Top Channel prapaskenat e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën; kontrollin policor, dozat e kokainës që u gjendën në apartament dhe marrëdhënien e të birit me viktimën dhe Marsidën që u shndërrua në protagoniste të një ngjarjeje ende me shumë pikëpyetje. Disa prej të cilave i ngre dhe vetë Fatbardha Toçi, dy djemtë e së cilës janë nën arrest.

“Po të ishin në grup, në lidhje, si do të jetonim në këtë shtëpi 50 m2? Ai ka qenë në shtëpi me qera në Tiranë 10 vjet dhe erdhi këtu se nuk i dilte. Gruaja i iku në Itali me djalin se ka prindërit dhe Bledari do të ikte, po po priste të bënte dokumentacionin. Është thënë se është në atë punë prej xhaxhait të vet deputet, po Bledari është i përgatitur me 3 fakultete. Bledari është pa shtëpi. Jeton këtu me ne. Ka punuar te Presidenti, në Gardë… Nëse do të merrej me këto që thuhet si do të merrej në ato pozicione pune?!”,- shprehet Fatbardha.

Si nënë, ajo ka frikë se e gjithë “zhurma” mbi Bledarin dhe rolin e tij në ngjarje mund të ndikojë për keq në shëndetin e të birit.

“Them se mund të kalojë në depresion me këto që po i vejnë. Nuk na lejojnë ta takojmë përditë po të dhënat i kemi marrë nga mjeku që është më mirë. Tani e kanë dërguar në QSUT te Spitali i Burgut, ndërsa djali i vogël është në Peqin. As me të nuk kemi folur”, shprehet nëna e Bledarit.

Jehonën e gjerë dhe debatet e shumta që zgjoi ngjarja e trajtuar fillimisht si një krim pasioni e më pas si vepër e një grupi të strukturuar kriminal, Fatbardha e lidh me një sulm politik ndaj të birit si pjesë e strukturës shtetërore, ndërsa  foton e Bledarit me viktimën e konsideron një montazh, një manipulim mediatik, pasi ata, sipas saj, nuk e njihnin njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Ata që Prifti nxorri lakuriq

LEXO EDHE:  Mbushi parlamentin me vrasës, trafikantë dhe përdhunues/ Çfarë tha Rama në 2013

“Si nënë nuk e besoj që kjo të jetë e vërtetë, them se u bë kaq mediatike për arsye politike. Meqë ka detyrën si person publik i shtetit. Këtu sulmohen gjithmonë ata që janë në punë dhe jo ata që rrinë nëpër rrugë. Nuk e besoj që Bledari të ketë foto me viktimën. Është një montazh, një bashkim fotosh për të bërë lidhjen mes tyre. Ai ka qenë person i dënuar”, thotë ajo.

Lidhur me gjetjen e dozave të kokainës në apartamentin e tyre, ajo i qëndron deklaratës së bërë nga avokati i djemve se ato përdoreshin nga bashkëshorti për arsye shëndetësore.

“Në shtëpi u gjendën 7 doza të vogla që i përdor burri im si qetësues për dhembjen e kokës. Ai i ka siguruar vetë ato diku në Laprakë. Tani vonë i ka filluar se nuk po i duronte dot dhembjet e kokës. Ka pësuar një aksident të rëndë dhe e ka jetë të dytë këtë”, tregon Fatbardha.

Që nga dita kur ndodhi ngjarja Fatbardha nuk ka dalë më nga shtëpia. Ndjehet nën presion ndaj i bën thirrje medias të presin përfundimin e hetimeve, para se të aludojnë dhe të përflasin familjen e saj.

Me lot në sy, ajo ngre pyetjen pse policia nuk e kapi më parë viktimën, një person problematik dhe në kërkim, po lejoi që të ndodhte ngjarja e rëndë, teksa shpreh bindjen se i biri e kreu vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Dihet kush është ai që u vra. Le ta merrte policia në dorë. Pse e la atë?! Pse e akuzojnë Bledarin pse e vrave?! Po vetëmbrojtje është. Kushdo që ka përballë një që do ta gjuajë si do të reagojë?! Do të mbrosh veten përballë një krimineli. … Ne nuk e kemi pasur e as do ta kemi këtë traditë të vrasjes. Ishte aksidentale. Ai u mbrojt”, shprehet nëna e policit./TCH

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik është shënuar në Itali, ku sipasojë ka humbur jetën një shqiptar.

Viktima është shtetasi Asqeri Bani, i cili u përplas nga një makinë në zonën e Santa Fara më 11 tetor, teksa ishte duke kapërcyer rrugën.

Pas disa ditëve në spital, Bani nuk mundi të jetojë, shkruajnë mediat italiane.

Asqeri Bani kishte vetëm pak ditë që kishte shkuar në shtetin fqinj, nërsa ende nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo shqiptari i ka dalë makinës përpara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ardi Veliu në asamblenë e 88-të e Interpolit/ Të gatshëm të luftojmë krimin e organizuar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka marrë pjesë sot në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme të Interpol, që po mbahet në Santiago të Kilit.

Gjatë Asamblesë, Veliu zhvilloi edhe një sërë takimesh, mes të cilëve edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, i cili u rizgjodh gjatë kësaj asambleje për një tjetër mandat 5 vjeçar.

Stock vlerësoi përpjekjet e bëra nga ana e Drejtor Veliut dhe rezultatet e arritura nga ana e  Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit në përgjithesi dhe atij të organizuar në veçanti.

Ndërsa shprehu mbështetjen e plotë të organizatës së Interpolit në luftën kundër krimit të organizuar.

LEXO EDHE:  Video/ Djemtë e shefave të policisë lëvizin me makinë personale me targa shteti

LEXO EDHE:  Debati për Arsimin/ Berisha: Noriega dhe ndrikulla-Nikolla, sulmojnë elitën e kombit

Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë.

Veliu edhe njëherë ka shprehur gayishmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe shprehu bindjen e palëkundur se vetëm duke bashkëpunuar  mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara në të mirë të vendeve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE