Connect with Us

Tronditi Kuvendin e PD/ Basha të fut PD në zgjedhje, përballje fytyrë për fytyrë

Politikë

Tronditi Kuvendin e PD/ Basha të fut PD në zgjedhje, përballje fytyrë për fytyrë

Publikuar

-

Ish kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur mbi zërat për dorëheqjen e Bashës.

Elezi shkruan se është kundër dorëheqjes ndërsa argumenton se statusi aktual nuk e detyron kreun e opozitës të largohet apo dorëhiqet.

“Të veçosh Bashën si fajtorin e vetëm që duhet kryqëzuar, nuk është burrërore, është tipar i trashëguar komunizmi të gjesh armikun dhe jo të zgjidhësh problemin”, shkuan Elezi më tej, ndërsa shton se dorëheqja e tij nuk do ishte zgjidhje, por zanafilla e një rruge tjetër pa krye.

Postimi i plotë

Doreheqje apo zgjedhje !

Po shtohen zerat qe kerkojne doreheqjen e Bashes.
Do cuditemi kur tja kerkojne edhe servilet e tij, do na kujtojne 91-shin, kur demokrat-komunistet e shanin Enverin me shume se ata qe ishin dergj burgjeve.

Une jam Kunder doreheqjes.

Doreheqja eshte akt moral, qe e ndjen pa e kryen.
Detyrim eshte atehere kur e kerkojne rregullat e shkruara.
Statuti aktual nuk e detyron kryetarin e PD te dorehiqet apo largohet., ndersa si akt moral se pari duhet ta ndjeje vet.

Per me teper, pas kuvendit fals te 15 dhjetorit 2018, cdo veprim e ka kryer ne perputhshmeri me statutin;
Dorezimi mandateve u votua ne unanim nga kryesia dhe keshilli kombetar.
Mospjesmarrja ne zgjedhjet e 30 Qershorit po ashtu.

Te vecosh Bashen si fajtorin e vetem qe duhet kryqezuar, nuk eshte burrerore, eshte tipar i trasheguar komunizmi te gjesh armikun dhe jo te zgjidhesh problemin.

Basha nuk eshte i vetem, ai perfaqson nje grup me pikpamje te deklaruara dhe te fshehura. Pra problemi me Bashen nuk eshte ceshtje individi por ceshtje grupi dhe pikepamjesh.

LEXO EDHE:  Basha i “shtrin dorën” Ramës: Dialogoni me PD

Doreheqja e tij nuk do ishte zgjidhje, por zanafilla e nje rruge tjeter pa krye.

Kjo situate ka vetem nje Zgjidhje.

Deshtimi i dy aksioneve te fundit politike:
– dorezimit mandateve dhe rrezimit qeverise me 1 proteste te panderprere
– zgjedhjeve te 30 qershorit te pasuar me dhenien ne tavoline te 61 bashkive

detyron urgjent keshillin kombetar (Bujar Nishanin si drejtues i tij) qe te kerkoj proces analize dhe vleresimi , duke konkluduar ne deshtimin e dy aksioneve politike dhe hapjes se nje procesi votebesimit te lidershipit nga antaresia.

Kjo eshte minimum qe duhet bere, nese duhet te meritojme minimalisht emrin PARTIA DEMOKRATIKE.

Per me teper Basha duhet te jete patjeter ne gare, ai qe mendon se mund te drejtoje PD, minimumin e proves ka fitoren ndaj rymes qe ai perfaqson.
Kjo do jete jo gare per nje individ ne krye, por nje gare perplasjesh mes pikpamjeve te deklaruara dhe artikuluara qarte, kjo eshte rruga e vetme e shpetimit te PD nga dekompozimi qe po i ndodh, kjo eshte rruga e bashkimit.

Tashme rrymat e konturuara (Sorosjanet, Ish-et e sistemit dhe te djathtet) ne PD duhet qe per here te pare te perballen fytyre per fytyre, duke u shkeputur njehere e mire nga konspiracionet./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Basha i “shtrin dorën” Ramës: Dialogoni me PD

LEXO EDHE:  Kulluri u nxjerr “bojën” Ramës dhe Bashës/ Janë shërbëtorë të të njëjtës skemë

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE