Connect with Us

Tentoi të pastronte paratë jashtë vendit/ Zbardhet emri i ish drejtorit që iu sekuestruan 1.5 milion euro

Kronika

Tentoi të pastronte paratë jashtë vendit/ Zbardhet emri i ish drejtorit që iu sekuestruan 1.5 milion euro

Publikuar

-

Ish drejtorit të ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës në vitet 2006-2011, Ferdinand Shehu i janë sekuestruar 1.5 milion euro.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se Shehu,  nëpërmjet një banke private, ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Shehu ka qenë drejtor për Tiranën në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, në kohën kur ALUIZN-i drejtohej nga Shaban Memia.

Policia, në bazë të dyshime dhe informacioneve të grumbulluar se Shehu është i përfshirë në një aferë pastrimi parash ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Investimi”.

Sipas Policisë, Shehu ka kryer vepërn penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Ndërkohë, Shehu nuk është prangosur dhe policia e porkuroria kanë proceduar vetëm me sekuestrimin e parave.

“Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish – punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.

LEXO EDHE:  Ish zyrtari i Aluiznit kapet me "presh në duar"/ Sekuestrohen 1.5 milion euro

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  Prona me paratë e prostitucionit/ Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri

LEXO EDHE:  Prona me paratë e prostitucionit/ Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese në Shkodër.

Mësohet se SPAK ka rrëzuar OFL-së, duke e cilësuar sekuestrimin si një akt në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Bëhet fjalë për banesën njëkatëshe, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, në pronësi të Aldo Manishtës. Kjo banesë u sekuetrua në kushtet e emergjencës dhe sipas SPAK,  nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

LEXO EDHE:  1.5 mln eurot e ish drejtorit të Aluiznit / Gazetari tregon çfarë ndodhi në Prokurori

LEXO EDHE:  1.5 mln eurot e ish drejtorit të Aluiznit / Gazetari tregon çfarë ndodhi në Prokurori

Ndërkohë, kujtojmë se Manishta është një ndër personat që dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  1.5 mln eurot e ish drejtorit të Aluiznit / Gazetari tregon çfarë ndodhi në Prokurori

LEXO EDHE:  1.5 mln eurot e ish drejtorit të Aluiznit / Gazetari tregon çfarë ndodhi në Prokurori

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE