Connect with Us

Skandali me tenderin e uniformave të policisë/ PD akuza të forta Lleshajt

Politikë

Skandali me tenderin e uniformave të policisë/ PD akuza të forta Lleshajt

Publikuar

-

Përmes një deklarate për mediat nga selia blu ditën e sotme, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku u shpreh se tenderi prej 30 milionë eurosh i Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, është aferë korruptive.

Duke e cilësuar këtë tender si aferë korruptive dhe gjuetinë e preferuar e Ministrave të Brenshëm të Edi Ramës, Pelinku akuzoi ministrin Lleshaj se kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, nuk ndryshon nga paraardhësit e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj./ CNA.al

Deklarata e plotë e Lealba Pelinkut

Kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, Sandër Lleshaj nuk ndryshon nga paraardhësit e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj.

Gjuetia e preferuar e Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e policisë. 

Kësaj rradhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së procedurave ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg. 

Për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij. 

Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurojnë në 24 ditë. 

Ky është një afat kohor i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurence. 

Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktuar, për favorizimin e të cilit ngushtohen ditët e garës dhe shmangen konkurentët e tjerë.   

Shkelja flagrante e rregullave në këtë tender 30 milionësh të uniformave të policisë tregon se kushtet ku operon sot prokurimit publik në Shqipëri janë kushtet e një pazari mafioz. Kur dy banda mbyllin pazarin, siç ka ndodhur në rastin e tenderit të uniformave, askush nuk duhet lejuar të ndërhyjë e të prishë pazarin. 

Gjithçka ndodh në kurriz të qytetarëve shqiptarë, të cilët vidhen hapur nga një qeveri që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura me bandat dhe krimin e organizuar. 

Partia Demokratike do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë çdo akt korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në 30 milionë euro para publike.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tensionet në Shkodër/ Lirohet kreu i FRPD-së Arvit Bushati

Publikuar

-

Nga

Është liruar pas 6 orësh ndalim, kreu i FRPD-së Shkodër, Arvit Bushati.

Bushati u shoqërua në polici, pas protestës së opozitës në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

Pas lirimit ai është larguar me makinën e kreut të PD në Shkodër, Xhevdet Amuli. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme me dhjetra qytetarë protestuan para komisariatit për lirimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tensionet në Shkodër/ Shpërthen Vasili: “Rama do t’i shesë si legena”

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar situatën në Shkodër pas konstituimit të Këshillit Bashkiak.

Teksa i quan horra, Vasili shkruan se që të gjithë janë shfaqur me uniforma dhe kollare e se ata nuk do të shpëtojnë dot nga drejtësia.

Reagimi i plotë

Mirenjohje per horrat ne Shkoder sot qe dolen fytyrezbuluar.

Qe te gjithe me kollare,me uniforme apo civile me canta te zeza me rrip ne qafe dolen sot me fytyre te zbuluar dhe shkelen cdo ligj dhe hyn ne nje armiqesi nga e cila nuk shpetojne dot kurre.

Mirenjohje celulareve dhe kamerave sepse tashme keto fytyra maskarenjsh nuk mund te fshihen dot kurre.

E zgjodhen fundin e tyre shume te keq per hesap te nje kryeministri,qe do ti shese si legena,megjithate ky eshte halli i tyre….fundi i tyre nuk ndryshon./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti tronditës/ Ja si do katandiset Shqipëria në fund të shekullit

Publikuar

-

Nga

Të dhënat e fundit nga Zyra Europiane e Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2018 gjashtëdhjetë e dy mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për të jetuar në vendet e Bashkimit Europian. Së bashku me të një tjetër raport tronditës, ai “Pew Research Center” parashikon se deri në fund të shekullit vendi ynë do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë.

Kështu, referuar këtij raporti” pas 70 vjetësh parashikohet se që vendi ynë të katandiset me vetëm 500 mijë banorë, çka presupozon me më pak banorë nga sa ka aktualisht Tirana.

Shifrat e publikuara së fundmi janë duke ngritur jo pak shqetësime në mesin e ekspertëve edhe për faktin se largimi i qytetarëve, sidomos i të rinjve të arsimuar është një plagë sociale për të cilën Shqipëria qëndron në krye të listës së vëndeve të rajonit, ku gjatë vitit të shkuar, sipas të dhënat e zyrës së BE-së, si të tillë numërohen 228.000, e ndjekur nga Bosnja dhe Serbia.

Për një vend me një popullsi prej rreth 2.8 milionë largimi i 62.000 njerëzve është i barabartë me rreth 2.2% të popullsisë së përgjithshme gjë që mer përmasë alarmuese nisur dhe nga niveli shumë i ulët i lindshmërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE