LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi në ish-Bllok/ Ndërron jetë në spital pronarja e argjendarisë

1 Gusht 2019, 12:22, Kronika CNA
Shpërthimi në ish-Bllok/ Ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme pronarja e argjendarisë në ish-Bllok, ku ndodhi një shpërthim pak ditë më parë, 43- vjeçarja Alma Pirra.

Pirra nuk ka mundur të  mbijetojë dot, duke humbur jetën në repartin e djegieve në QSUT, si pasojë e plagëve të marra në trup.

Kujtojmë se, në shpërthimin me bombul të ndodhur pak ditë më parë në ish-Bllok, kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve, Alma dhe Sokol Pirra, pronarë të argjendarisë, Eneda Nura, 18 vjeç, punonjëse e argjendarisë, si dhe një person i tretë, kalimtar i rastësishëm i identifikuar si Ardanoel Serani, 23-vjeç.

43-vjeçarja Alma Pirra dhe bashkëshorti i saj, Sokol Pirra janë prindër të një djali 14-vjeçar.

Familja Pirra në Bllok, ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa nga plagët dhe djegiet në gjendje është edhe bashkëshorti i saj, Sokoli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga