LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"S' merrem me dëshirat e njerëzve të papërgjegjshëm"/ Meta diskretiton Bashën

1 Gusht 2019, 13:18, Politikë CNA
"S' merrem me dëshirat e njerëzve të

Në konferencë për mediat Presidenti Ilir Meta, apeloi partitë politike për pjesëmarrëje në zgjedhjet e 13 Tetorit.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese kurdo që të ngrihet nuk do të njohë 30 Qershorin, pasi  ekziston një dekret i ri.

“Dekretet e Presidentit janë në fuqi. Çdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, janë akoma në fuqi dhe nuk e kthejnë më 30 Qershorin e këtij viti”, ka thënë ai.

I pyetur në lidhje me skepticizmin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për zgjedhjet e 13 Tetorit, Meta ka dhënë një përgjigje epike.

“S’ merrem me dëshirat e njerëzve të papërgjegjshëm dhe të përkëdhelur”, është përgjigjur Meta.

Më tej Presidenti, Meta i kërkoi kryeministrit që të mos pengojë procesin e përgatitjeve për 13 Tetorin, ndërsa referuar kushtit të Bashës për pjesëmarrje në zgjedhje nëse do të largohet Rama, kreu i shtetit tha se nuk do të detyrojë asnjë parti të futet në procesin zgjedhor./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga