Connect with Us

Presidenti ka nevojë për psikiatër/ Ngjela: Meta i tmerruar nga SPAK

Politikë

Presidenti ka nevojë për psikiatër/ Ngjela: Meta i tmerruar nga SPAK

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela nuk e kurseu dje ironinë për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sa i takon paralajmërimit të këtij të fundit për një tërmet apokaliptik.

Në një prononcim të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se deklaratat e Metës tregojnë se ai ka nevojë për një psikiatër.

Sipas tij, përgjigjen e saktë se pse presidenti flet në këtë formë mund ta japë vetëm një mjek i shëndetit mendor.

“Më mirë të pyesni një psikiatër, unë s’jam psikiatër. Ai thotë budallallëqe. Shkenca e sizmologjisë nuk është e saktë, nuk parashikohen dot tërmetet.

Me një aproksimativitet mund të thuhet që do të bjerë tërmet, por nuk mund të dihet sesa ballë do të jetë. Është shkenca e cila nuk është shkencë e saktë. Pse merret presidenti me këtë? Është mirë të pyesni një psikiatër”, tha avokati.

Më tej, ai renditi arsyet pse Ilir Meta flet edhe për gjëra që s’i takojnë. Duke theksuar se presidenti e ka humbur ekuilibrin, Ngjela u shpreh se Meta ndjehet i tmerruar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, por edhe nga hetimi parlamentar që ka nisur për të.

LEXO EDHE:  Strategu i blerjes dhe vjedhjes/Ilir Meta paralajmëron manipulimin e votave

Sipas tij, Meta e di që ka kryer një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe tani po pret pasojat.

 “Ai është nën akuzë, ka humbur ekuilibrin dhe gjithçka mund të ndodhë, por nuk ka gjë në dorë që të shkatërrojë shtetin. Po të kishte kompetenca të mëdha, do të duhet të ishim të shqetësuar.

Por tani nuk ka ndonjë shqetësim të madh. Ai kështu flet gjithë ditën, se mos është vetëm kjo që ka thënë. Ai ka 20 ditë që lëshon gjëra të tilla. Ka 20 ditë që flet gjëra pa ekuilibër. Po të mos dinim arsyen, mund të themi që mund të vuajë nga ndonjë sëmundje.

Por fakti që dimë arsyen tregon që ai është i shqetësuar. Është i shqetësuar nga reforma në drejtësi, por edhe nga procesi hetimor i nisur nga Parlamenti. Hetimi i Parlamentit është një gjë shumë e vështirë për të, është shkelje e Kushtetutës dhe ata do ta çojnë deri në fund. Në këto momente ai ka një arsye të fortë pse flet ashtu”, deklaroi avokati.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Këlliçi publikon videon që Veliaj nuk e shfaq/ Jemi drejt gropës

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video përmes të cilës nxjerr zbuluar bëmat e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në video shihet qartë se për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Këlliçi thekson se këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica.

Ai thotë se me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës ndërsa në realitet jemi drejt gropës.

“Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!
Për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë.
1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.
100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës. Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. “Nikolla Lena”, ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.
Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.
Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.
Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?
Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropes”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD nuk tregon asnjë emër oligarku

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive.

Dy ditë më parë Basha ka qenë i ftuar në “Opinion’ përballë një paneli gazetarësh. Gjatë intervistës, gazetarët pyetën Bashën për veprat e tij gjatë kohës kur qendronte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Teksa diskutohej për ndërtimin e shkollave të reja gjatë asaj kohe, analisti Lorenc Vangjeli i kërkoi Bashës emrin e një shkolle që ai ka inaguruar. Stafi i Bashës i çoi gazetari Blendi Fevziut emrin e shkollës “Ahmet Gashi” që e konfirmon dhe Basha por në fakt kjo ishte genjeshtra e rradhës.

Por si qendron e vërteta e inagurimit të kësaj shkollë?

Shkolla “Ahmet Gashi” nuk është ndërtuar e re ashtu siç Basha pretendon, por është bërë vetëm një rikonstruksion i saj nga ana e bashkisë.

Nuk ka asnjë shkollë të rindërtuar apo të ndërtuar nga Basha, por ka vetëm rikonstruksione me fonde qesharake dhe ajo që vlen të theksohet është se rikonstruksioni i kësaj shkolle zgjati tre vite.

LEXO EDHE:  Meta zbulon shqetësimin e madh të Nishanit/Çfarë u diskutua në Presidencë

LEXO EDHE:  Ilir Meta shtrëngon karriget/ Ja ç’do të bëje koalicioni që fitoi në 2013

Për shkollën “Ahmet Gashi”, bashkia e Tiranës me në krye Bashën në atë kohë kishte planifikuar shuma qesharake për vitin 2014 shumën 11.006.652 lekë, për vitin 2015 shumën 8.000.000 lekë dhe për vitin 2016 shumën e 10.000.000 lekëve.

Pra Basha në atë kohë ka inaguarar vetëm rikonstruksionin e kësaj shkolle dhe jo ndërtimin e saj siç ai e shet paturpësusht nëpër emisionet televizive./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ëndrra europiane” e kryetarit të PD/ Kulluri “i pret krahët” Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, thotë se shumica e shqiptarëve nuk i meritojnë Ramën dhe Bashën.

Me nota ironie, Kulluri shkruan se jemi akoma një vend i prapambetur për të kuptuar këta intelektualë të medhenj dhe lider progresistë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri thotë se mbi 50% e votuesve janë arsimuar para 1990 c’ka e bën pothuaj të pamundur “endrrën europiane” të Kryetarit të PD!

“Fatkeqesisht shumica e shqiptareve nuk jane arsimuar ne perendim! Ndaj shansin per ta shnderruar Shqiperine ne Hollande pas 25 prillit nuk do ta kemi! Jo vetem kaq, por mbi 50% e votuesve jane arsimuar para 1990 c’ka e ben pothuaj te pamundur “endrren europiane” te Kryetarit te PD! Edhe kete here mesa duket ne “injorantet” e formuar ne Shqiperi do ta mbajme Shqiperine peng! Por meqe shume te tjere nuk marrin as vesh nga arti e piktura ne vecanti, do mbeten pa votuar fare! Se nga moda nuk ja thone hic! Shumica e shqiptareve nuk i meritojne Ramen dhe Bashen! Jemi akoma nje vend i prapambetur per te kuptuar keta intelektuale te medhenj dhe lider progresiste! Fatkeqesi e madhe!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE