Connect with Us

Përçahet opozita/ Aleatët kritika të forta Bashës

Politikë

Përçahet opozita/ Aleatët kritika të forta Bashës

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi një ditë më parë nga Korça që paralelisht me zgjedhjet lokale të zhvillohen edhe ato parlamentare.

Por mesa duket aleatët e opozitës nuk janë në një mendje, pasi e shohin të pamundur mbajtjen e tyre në datën e dekretuar nga Presidenti Meta.

Madje, Mediu nuk i ka kursyer as kritikat ndaj Bashës, teksa ka komentuar largimet e kryebashkiakëve të opozitës ditët e fundit.

“Do të ishte shumë e nevojshme dhe e domosdoshme që e gjithë opozitë të ishte në krah të qytetarëve të Kavajës, Devollit dhe të gjitha bashkive të cilët kanë respektuar Kushtetutën. Mund të kishim vepruar më ndryshe”.

Ndërkohë që Dashamir Shehi i bën thirrje të mos e refuzojë tryezën e dialogut me kryetarin e Partisë Socialiste.

LEXO EDHE:  7 kushtet për integrimin/ A qëndrojnë shqetësimet e Gunther Krichbaum?

“Bashkohen me Lulzim Bashën teksa ky i fundit thotë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër, por kreut të demokratëve i sugjerojnë që të mos refuzojë tryezën e dialogut me kryetarin e Partisë Socialiste”.

Kujtojmë që thirrje për dialog kanë adresuar jo pak herë edhe ndërkombëtarët,apo edhe Presidentin Ilir Meta, i cili është shprehur i gatshëm për t’i pritur palët në zyrën e tij, por që deri më sot ka rezultuar pa sukses./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Basha braktis opozitën/ Arratiset drejt Hollandës

LEXO EDHE:  A ka punë në Shqipëri?/ Basha publikon shifrat

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE