Connect with Us

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Sociale

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Publikuar

-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Shkëputja do të bëhet në datë 2 dhe 3 gusht për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Njoftim i plotë: 

Datat 2-3 GUSHT

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 2 dhe 3 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

2 gusht
09:00-16:00
rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, rruga “Don Bosko”, rruga “At Zef Pëllumbi”

23:00-05:30

rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”

09:00 deri 15:00
rruga e Barrikadave, pranë Shkollës “Sami Frashëri”, zona tek Kthesa e Kamzës, rruga “Ferit Xhajko”, përballë ish Restorant Durrësit
3 gusht

09:00-16:00
rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Omer Nishani”

9:00 deri 15:00
rruga “Siri Kodra”,  rruga “Reshit Petrela”, rruga “Mahmut Xhelili./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

OBSH: Mikroplastika në ujin e pijshëm nuk përbën rrezik për shëndetin

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se nivelet aktuale të mikroplastikës, të pranishme në ujin e pijshëm, nuk përbëjnë ende rrezik për shëndetin, por ekspertët mbeten të kujdesshëm për të ardhmen, raporton ata.

Në një raport të publikuar sot, OBSH-ja prezanton një sintezë të njohurive të fundit për mikroplastikën në ujin e rubinetit dhe ujit në shishe dhe mbi efektet në shëndetin e njeriut.

“Mesazhi kryesor parashikon të sigurojmë konsumatorët e ujit të pijshëm në mbarë botën. Sipas këtij vlerësimi ne mendojmë se rreziku është i ulët”, deklaroi kordinatori i Njësisë së OBSH-së për ujin, kanalizimet, higjenën dhe shëndetit, Bruce Gordon, në një konferencë shtypi, shkruan Tema.

Ai theksoi se analizimi i rreziqeve për shëndetin lidhur me mikroplastikën është përqendruar në tre aspekte, rrezikun e gëlltitjes, rreziqet kimike dhe rreziqet lidhur me praninë e bakterieve.

OBSH-ja këmbënguli që të dhënat për praninë e mikroplastikës në ujin e pijshëm janë për momentin të kufizuara dhe këto të fundit janë të vështira për t’u krahasuar, gjë që vështirëson analizën e rezultateve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-“Vdes” Koço Devole/ Fiksi e lë pa varrosur

Publikuar

-

Nga

Emisioni investigativo-satiristik, “Fiks Fare” ngre siparin me 2 shtator, në ekranin e televizionit “Top Channel”.

CNA.al ka siguruar videon humoristike, ku stafi i emsionit Fiks Fare lajmëron rikthimin në ekran në datën 2 shtator.

Emisioni Fiks Fare, me drejtor Filip Cakullin, është një program investigativ, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vizat për SHBA/ Ambasada Amerikane ka një mesazh të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA ne Tirane

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë sot një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë, të cilët kërkojnë viza turistike për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shkruan se me vizë turistike nuk mund të punosh apo të studiosh në SHBA.

“Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh. Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj.”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE