Connect with Us

Në rrezik plotësimi i 6 vendeve në Gjykatën Kushtetuese

Politikë

Në rrezik plotësimi i 6 vendeve në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk do të mund të çojë në plotësimin e 6 vendeve bosh të cilat duhet të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti.

Në mbledhjen e fundit të dy ditëve më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ndalimin e kandidimit ndërmjet të tjerëve dhe për Fiona Papajorgjin, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve. Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurave, Parlamentit i duhet të shpallë një thirrje të re.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksionimit të saj dhe mundësisë së vendimarrjes, vetëm me 6 gjyqtarë.

Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtarë Gjykatën. Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që janë përzgjedhur, gjithshka duket se do të jetë në dorë të presidentit Iir Meta. Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.

LEXO EDHE:  Avokati i Mark Frrokut kerkon nga Gjykata lirimin e klientit te tij

Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar, dhe vetëm 5 janë përzgjedhur. Nga këto Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Avokati i Mark Frrokut kerkon nga Gjykata lirimin e klientit te tij

LEXO EDHE:  Nënkryetari i Parlamentit paralajmëron "shpëtimin" e Tahirit

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE