LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ka ardhur momenti të mbyll këtë kapitull"/ Moderatori i njohur shqiptar largohet nga emisioni i mëngjesit

1 Gusht 2019, 13:53, Lifestyle CNA
"Ka ardhur momenti të mbyll këtë kapitull"/ Moderatori

Pas 3 sezonesh të suksesshëm, moderatori i njohur i emisionit ?Mirëmëngjes Shqipëri?, Arbër Çepani, ka lajmëruar së fundmi përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Instagram se po largohet nga emisioni.

Ai ka vendosur ta mbyllë këtë kapitull për t?iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive.

?3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit?Kanë qene ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale. Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymëmarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjesëtar të stafit ?Mirëmëngjes Shqipëri?, nga gazetarët tek kameramanët.?-shkruan Arbri.

?Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim, Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vërtetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonjë studim mbi ?harmoninë midis kolegësh?! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe përqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mëngjesit, për t?iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë. Dhe nga zemra faleminderit?-ka përfunduar ai.

Lajmet e fundit nga