LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Fund rrethit vicioz të tranzicionit"/ Bushati mesazh Ramës?

1 Gusht 2019, 09:41, Politikë CNA
"Fund rrethit vicioz të tranzicionit"/ Bushati mesazh Ramës?

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Rama nga drejtimi i strukturave të Shkodrës, ka lënë mënjanë politikën për momentin por jo mesazhet e koduara.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati ndërsa flet për këngëtarin Vlashent Sata dhe këngën e tij të re, duket se i ka dërguar një mesazh indirekt kryeministrit Edi Rama.
“Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij”, shkruan Bushati.

Postimi i plotë:
ME JETU
Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në #Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ?Za Fest? që organizohet në #Theth, #Shkodër.
Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ?Me jetu? shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë. Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij! Vlashent Sata ? Suksese me ?Za Fest? këtë vit!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga