Connect with Us

Dhunuan punonjësin e policisë/ Arrestohet 32-vjeçari, një tjetër nën hetim

Kronika

Dhunuan punonjësin e policisë/ Arrestohet 32-vjeçari, një tjetër nën hetim

Publikuar

-

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj punonjësit të policisë.

Mësohet se shtetasi me inicialet M.A. ka goditur me grushte një punonjës të policisë bashkiake duke e penguar në kryerjen e detyrës, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”.

32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ndërsa po ashtu, për të njëjtën vepër penale, mësohet se është proceduar në gjendje të lirë E. H., 35 vjeç. banuese në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, të shtetasit M.A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, ky shtetas dhe disa persona të tjerë, më datë 31.07.2019, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushte njërin nga punonjësit e policisë bashkiake dhe i kanë penguar ata për kryerjen e detyrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik”.
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i frikshëm në Divjakë/ Makinat përfundojnë në pikën e karburantit

Publikuar

-

Nga

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Divjakë-Babunjë.

Mësohet se dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfundur brenda ambienteve të një pike karburanti.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, ndërsa polica po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të humbura prej 6 ditësh në Alpet shqiptare/ Gjenden turistet e huaja

Publikuar

-

Nga

Dy turiste të huaja që rezultonin të humbura që prej 13 gushtit në Alpet shqiptare, janë gjetur ditën e sotme pranë zonës së Vuthajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy vajzat, Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një farë kohe.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shoqëroi një natë më parë në Komisariat/ Të rinjtë i zënë pritë policit dhe tentojnë ta rrahin

Publikuar

-

Nga

arrestohet nga policia

Dy të rinj janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Gramsh pasi i kanë zënë pritë një punonjësi policie dhe kanë tentuar ta rrahin.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E.SH 25 vjeç dhe K.B 24 vjeç.

Shtetasi E.Sh, mësohet se i ka zënë pritë punonjësit të policisë, pasi një natë më parë e kishte shoqëruar në komisariat pas një sherri me disa persona të tjerë gjatë një feste të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE