LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi vëllain për motive pronësie/ Arrestohet 43 vjeçari

1 Gusht 2019, 13:01, Kronika CNA
Dhunoi vëllain për motive pronësie/ Arrestohet 43 vjeçari

Një person është arrestuar pasditen e sotme, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Sauk, ndërsa mësohet se 43 vjeçari me iniciale A. B., është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 ?vjeçar.

46-vjeçari është transportuar menjëherë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë policia ka arrestuar 43 vjeçarin, A. B , për veprën penale ?Dhuna në familje”./ CNA.al

Njoftim policie:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar për motive pronësie.

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale ?Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të metejshme.

Lajmet e fundit nga