LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Bashës/ Paralajmëron prangat për politikanët

1 Gusht 2019, 16:01, Politikë CNA
Deklarata e fortë e Bashës/ Paralajmëron prangat për

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një takim me strukturat e PD në Cërrik, është ndalur të komentojë gjendjen ekonomike, një nga arsyet që, sipas tij, krijoi shumicën refuzuese 85% Rama ik.

Ndërsa rënditi disa akte të rënda korrupsioni Basha tha se e vetmja politikë e Ramës është hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, me PPP, grabitja e bregdetit, e minierave, e naftës, e taksave.

?Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot Balldrenin, 7-fish koston e rrugës, shikoni Orikum Vlorën. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë. Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë.”

Duke folur më tej Basha u shpreh se kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, ndërsa paralajmëroi arrestime politike.

?Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Europë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar, përfundoi Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga