LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha e futi PD dhe Shqipërinë në krizë/ Edvin Kulluri mesazh demokratëve

1 Gusht 2019, 06:38, Politikë CNA
Basha e futi PD dhe Shqipërinë në krizë/ Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Demokrat, Edvin Kulluri, ka dhënë alarmin se PD është në krizë të thellë.

Në këto kushte ai iu është drejtuar me një mesazh të gjithë demokratëve, ku iu kërkon që të flasin dhe të veprojnë, sa nuk është vonë.

“I dashur demokrat! Mos prit ta zgjidhë krizën e thellë të PD dhe Shqipërisë as Basha që e ka shkaktuar, as ne që jemi kritikë ndaj tij e as të huajt! Bëj tënden! Fol, vepro dhe gjej një zgjidhje! Ti ke aksionet e tua në atë parti. Vite sakrificë, suksese, humbje dhe fitore! Opozitë dhe qeverisjë!”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale.

Kulluri shkon më tej duke apeluar se fillimisht duhet munduar arroganca në PD.

“Po nuk  munde arrogancën në PD mos i lejo të të përdorin kundër arrogancës së Rames se bëhesh i pabesueshëm për ata që u kërkon votën”, shkruan ndër të tjerë Kulluri.

Postimi i plotë:

“I dashur demokrat! Mos prit ta zgjidhë krizën e thellë të PD dhe Shqipërisë as Basha që e ka shkaktuar, as ne që jemi kritikë ndaj tij e as te huajt! Bej tenden! Fol, vepro dhe gjej nje zgjidhje! Ti ke aksionet e tua ne ate parti. Vite sakrifice, suksese, humbje dhe fitore! Opozite dhe qeverisje! Ke qene pakice dhe shumice! Nga seksioni yt deri ne kryesi duhet te besh politike. Dhe politike nuk eshte te heshtesh e te bindesh. Eshte te flasesh, te miratosh por mbi te gjitha te kundershtish atehere kur parimet e tua shkelen.

Kundershtare nuk jane njerezit por idete e gabuara. Mos u anko ne kafe apo facebook por aty ku militon. Po nuk munde arrogancen ne PD mos i lejo te te perdorin kunder arrogances se Rames se behesh i pabesueshem per ata qe u kerkon voten. Boll me me te vertetat pergjysem ndaj kundershtarit por fol dhe vepro per ato te pavertetat e PD-se tende. Demokrate nuk te ben as Lulzim Basha e as ata qe jane rreshtuar perballe tij. Demokrate te ben besimi tek e verteta, liria, perfaqesimi i drejte, sistemi i karrieres, llogaridhenia, prona, konkurenca e lire dhe shume parime per te cilat partia jote sot ?ben sikur i mbron? por ne fakt JO! Mos u perdor! Mos u genje! Ti nuk je ?socialistj e Beratit? qe per hir te solidaritetit dhe pushtetit pranonte shemtine politike te Nanos me shoke!

Ne jemi krijuar nga liria dhe jo traktet e dhuna e pushkes se komunisteve. PD eshte e jotja jo e kryetarit apo ne te tjereve! I dahsur demokrat, njerezit nuk kane hallin te vish ne pushtet e te drejtosh si Rilindja por si Demokrat, perndryshe ata do na mundin sic kane bere keto 6 vjet! Ne fitojme me moral ndersa ata me genjeshtra. E kunderta nuk ndodh, eshte vecse iluzion” shkruan ai. Edvin Kulluri është një zë mjaft kritik ndaj zhvillimeve brenda PD-së, teksa pak ditë më parë në studion e Report Tv u shpreh se Soros është mbështetës i Bashës duke akuzuar këtë të fundit se po mban në pushtet Ramën me lidershipin e tij të dobët./CNA.al

Lajmet e fundit nga