Connect with Us

Atentati në Durrës/ Zbardhet skenari, si ra në grackë 40-vjeçari

Kronika

Atentati në Durrës/ Zbardhet skenari, si ra në grackë 40-vjeçari

Publikuar

-

Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit, Feriz Bardhi, paraditen e sotme në Durrës.

Mësohet se atentatorët, e kanë thirrur përballë ambjenteve të banesës së tij, dhe në momentin që ky i fundit ka dalë e kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Atentatorët kanë shtënë 10 plumba në drejtim të Bardhit.

Mësohet, se bardhi është arrestuar në Ascoli në vitin 2015 nga policia Italiane, për trafik ndërkombëtar të kokainës, pasi së bashku me një tjetër shtetas shqiptar Arif Qelia u kap me 700 gramë kokainë të pastër.

LEXO EDHE:  I dyshuar për atentatin ndaj Arjan Ndojit/ Prokuroria kërkon "arrest me burg" për Redjan Rrajën

Pas atentatit të sotëm, 40-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë në sallën e operacionit, duke mos i mbijetuar plagëve të  marra.

Pak orë pas vrasjes, gjatë hetimeve të dinamikes së ngjarjes për kapjen e autorve, policia ka gjetur një mjet të djegur në zonën e Porto Romanos, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen kriminale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Brenda ditarit të Anisa Josifit zbulohen citimet e pastorit/ Akil Pano: Jam shumë i prekur!

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tregjedinë e ndodhur në Kombinat disa ditë më parë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Në emisionin “Open” u publikua një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Shënimet datojnë që nga viti 2006 dhe në atë kohë vajzat kishin shënuar në ditarin e tyre disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk është njohur personalisht me to. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.
Vajzat kanë qenë anëtare të një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të 3 vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE