Connect with Us

“Askush nuk i pengon të kthehen në OJQ”/ Meta thumbon PD dhe LSI

Politikë

“Askush nuk i pengon të kthehen në OJQ”/ Meta thumbon PD dhe LSI

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka tentuar të jetë neutral, ndërsa ka folur për 13 Tetorin dhe pjesërmarrjen në zgjedhje.

Ai ka ripërsëritur se zgjedhjet e ligjshme janë me 13 tetor.

“Arsyet e dekretit të 13 Tetorit, ju e dini, ishte data më e afërt për procedurat Kushtetuese për përfshirjen e të gjitha forcave opozitare.  Kryeministri mendon se parlamenti është situatë normale të vijojnë deri në 2021, por nuk mendoj se kjo do të kontribuonte në zgjidhjen e krizës”, ka thënë ai.

Sipas Metës, KQZ tashmë duhej të kishte filluar zbatimin e dekretit të Presidentit dhe të ftonte partitë të marrin pjesë.

“Jo ato që nuk kanë dëshirë, askush nuk i ndalon partitë të kthehen në OJQ. Askush nuk duhet të ketë iluzione se cdo vendim i Kushtetueses kur të bëhet funksionale mund të japë legjitimitet 30 Qershorit”, ka thënë Meta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tensionet në Shkodër/ Lirohet kreu i FRPD-së Arvit Bushati

Publikuar

-

Nga

Është liruar pas 6 orësh ndalim, kreu i FRPD-së Shkodër, Arvit Bushati.

Bushati u shoqërua në polici, pas protestës së opozitës në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

Pas lirimit ai është larguar me makinën e kreut të PD në Shkodër, Xhevdet Amuli. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme me dhjetra qytetarë protestuan para komisariatit për lirimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tensionet në Shkodër/ Shpërthen Vasili: “Rama do t’i shesë si legena”

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar situatën në Shkodër pas konstituimit të Këshillit Bashkiak.

Teksa i quan horra, Vasili shkruan se që të gjithë janë shfaqur me uniforma dhe kollare e se ata nuk do të shpëtojnë dot nga drejtësia.

Reagimi i plotë

Mirenjohje per horrat ne Shkoder sot qe dolen fytyrezbuluar.

Qe te gjithe me kollare,me uniforme apo civile me canta te zeza me rrip ne qafe dolen sot me fytyre te zbuluar dhe shkelen cdo ligj dhe hyn ne nje armiqesi nga e cila nuk shpetojne dot kurre.

Mirenjohje celulareve dhe kamerave sepse tashme keto fytyra maskarenjsh nuk mund te fshihen dot kurre.

E zgjodhen fundin e tyre shume te keq per hesap te nje kryeministri,qe do ti shese si legena,megjithate ky eshte halli i tyre….fundi i tyre nuk ndryshon./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti tronditës/ Ja si do katandiset Shqipëria në fund të shekullit

Publikuar

-

Nga

Të dhënat e fundit nga Zyra Europiane e Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2018 gjashtëdhjetë e dy mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për të jetuar në vendet e Bashkimit Europian. Së bashku me të një tjetër raport tronditës, ai “Pew Research Center” parashikon se deri në fund të shekullit vendi ynë do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë.

Kështu, referuar këtij raporti” pas 70 vjetësh parashikohet se që vendi ynë të katandiset me vetëm 500 mijë banorë, çka presupozon me më pak banorë nga sa ka aktualisht Tirana.

Shifrat e publikuara së fundmi janë duke ngritur jo pak shqetësime në mesin e ekspertëve edhe për faktin se largimi i qytetarëve, sidomos i të rinjve të arsimuar është një plagë sociale për të cilën Shqipëria qëndron në krye të listës së vëndeve të rajonit, ku gjatë vitit të shkuar, sipas të dhënat e zyrës së BE-së, si të tillë numërohen 228.000, e ndjekur nga Bosnja dhe Serbia.

Për një vend me një popullsi prej rreth 2.8 milionë largimi i 62.000 njerëzve është i barabartë me rreth 2.2% të popullsisë së përgjithshme gjë që mer përmasë alarmuese nisur dhe nga niveli shumë i ulët i lindshmërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE