Connect with Us

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Politikë

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Publikuar

-

Pedagogët e Universitetit Evropian kanë dhënë alarmin se që prej katër muajsh nuk marrin pagat.

Grupi iniciator i Sindikatës së Pedagogëve dhe Administratës, ka njoftuar se Universiteti po shkon drejt falimentimin dhe në këtë mënyrë nuk jepen rrogat.

“Kemi hyrë tashmë në muajin e katërt, ku qysh prej prillit, rrogat e pedagogëve dhe të administratës UET, nuk paguhen më, si pasojë e paaftësisë shlyese që ka universiteti, që ndodhet në buzë të falimentimit:, tguhet në njoftimin e pedagogëve.

Më tej ata hedhin akuza kundrejt Henri Çilit, i cili sipas tyre është përpjekur t’i  censurojë.

“Shqetësimit tonë publik, Neim Henri Çili, pronari ynë butak, iu përgjigj me përpjekje të gjithanshme për të na censuruar, gjë e cila nuk iu realizua me sukses.

Në vijim të luftës për të drejtat tona dhe për të mbrojtur dinjitetin tonë të nëpërkëmbur, ne kemi krijuar një grup iniciator për të ngritur Sindikatën e Pedagogëve dhe Administratës në UET, dhe nëse nuk paguhemi deri në fund të muajit, në Shtator do të shpallim grevë të përgjithshme duke bllokuar provimet e vjeshtës dhe më tej bojkot pa afat.

Jemi të shqetësuar për nëpërkëmbjen që i bën emrit tonë dhe institucionit që e kemi garantuar me fytyrën tonë, pronari ynë gjasmeliberal, ku në spotin e sivjetëm deklaron se në UET “i gjen të gjitha”, duke vënë çdo lloj pamjeje qejfi, përveç mesazheve për përfitime akademike, a thua se ne jemi punësuar në një qendër argëtimi, nga ato që u shërbejnë individëve më frustracione të theksuara emocionale, siç po duket të jetë edhe padroni ynë”, thuhet në komunikatën e pedagogëve.

Sipas tyre, makinerisë së propogandës dhe gënjeshtrave të Çilit, që ka shirë deri tani me djersën  e tyre, duke vënë pasuri për veten, nga puna e papaguar, do t’i përgjigjen me informim sistematik të publikut dhe të prindërve të studentëve në UET, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e tyre, për të rritur presionin mbi ata që po tallen me pedagogët dhe fëmijët e tyre.

LEXO EDHE:  “Mësuesit nuk kanë marrë akoma rrogat”/ PD: Në Shkodër veprohet me standartin e "dëshirave” të Zyrës Arsimore

“Nga stafi i ngushtë i Neimit, kemi informacionin e ardhjeve të disa padive të pedagogëve, që kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës për ta detyruar UET-in të bëjë pagesa të prapambetura, që arrijnë shumën e mijëra eurove.

Mes shumë emrave, mund të përmendim rastin më të spikatur, padinë e Prof. Dr. Ermir Dobjani, pedagogut të njohur të së Drejtës Administrative, me të cilin kanë vite që luajnë me premtime e mashtrime për shlyerje që s’kanë ardhur kurrë.

Shembullin e tij, do ta ndjekin edhe shumë prej nesh, me padi personale dhe kolektive, të cilat po i përpilojmë në bashkëpunim me juristë të fushës.

Kështu, arrogancën dhe fodullëkun provincial të Çilit, do ta vendosim nën pushtetin e ligjit pozitiv, që i ndreq të gjithë ata që mendojnë se në Tiranë, luhet me ligjin natyror, ashtu si në Labinot-Fushë”, përfundon njoftimi i pedagogëve të UET-së./CNA.al 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reforma në Drejtësi në prag të greminës”, Vasili thirrje SHBA dhe BE: Koha për të vepruar

Publikuar

-

Nga

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me Reformën në Drejtësi.

Vasili kujton miratimin e shtatë ligjeve të përgatitura nga grupi i ekspertëve ndërkombëtarë për Reformën në Drejtësi në vitin 2016, ndërsa thotë se Rama po i zhbën, copëton dhe po i asgjëson.

Sipas tij, kreu i qeverisë po sulmon ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, po i jep pushtet antiligjor Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, po shkatërron ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin te Presidenti dhe po miraton ligje që dalin mbi Kushtetutën.

Nënkryetari i LSI-së, i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të mos e pranojnë një situatë të tillë, të cilën e quan të rrezikshme për drejtësinë.

“SHBA dhe BE janë edhe në Kushtetutën e Shqipërisë për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi është kthyer sot në një copë letër të cilës Edi Rama i shkul nga një copë ditë për ditë sipas hallit të ditës.

LEXO EDHE:  “Mësuesit nuk kanë marrë akoma rrogat”/ PD: Në Shkodër veprohet me standartin e “dëshirave” të Zyrës Arsimore

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Blegërimat e tromaksura të Henri Çilit

SHBA dhe BE kanë detyrë të vënë gishtin në plagë, të shohin të vërtetat në sy. Duartrokitjet pa fund të tyre janë përdorur nga Rama si alibi për kapjen e drejtësisë. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga ky zbatim i Reformës në Drejtësi dhe kanë humbur besimin te ajo. SHBA dhe BE duhet të jenë në krah të shqiptarëve dhe jo të qeverive që vijnë e ikin.

Drejtësia e pakapur dhe që ndëshkon korrupsionin e tmerrshëm dhe kriminalizimin e qeverisë kjo është ajo që shqiptaret presin dhe që SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma në 21-22 korrik 2016”, thekson Vasili.

Ai ngre alarmin se Reforma në Drejtësi është në prag të greminës, ndaj deklaron se koha për të vepruar është tani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli hap arkivat/ Publikon foton kur ka qenë vajzë e re

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Basha e hoqi nga listat e PD-së, nuk është angazhuar më në politikë.

Ndonëse nuk mban më asnjë post, kritikat dhe opinionet nuk i ka kursyer asnjëherë. Por krahas jetës së saj dhe karrierës politike, ajo që tërheq shumë vëmendjen e publikut është dhe jeta private, të cilën kryeparlamentarja mundohet ta mbajë larg mediave.

Së fundmi, Jozefina Topalli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të sajën, kur ka qenë vajzë e re.

LEXO EDHE:  Marrin fund përplasjet/ Grida Duma i rikthehet “dashurisë së vjetër”

LEXO EDHE:  Shënim-Briseda Shehaj ankohet per rrogën/ Po 1 milionë të papunët?

Ia vlen të themi se Jozefina ka mbetur po e njëjta vajzë simpatike dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE