Connect with Us

A po fillon rrënimi i Digitalb?

Opinione

A po fillon rrënimi i Digitalb?

Publikuar

-

Sot në mesditë u njoftua se televizioni kombëtar Klan, aktualisht më i madhi, jo vetëm nga audienca, por dhe për nga prodhimtaria e programacioni, u largua, pas  më shumë se  një dekade, nga platforma Digitalb.

Klan dhe Top Channel së bashku dhe me disa kanale të tjera ishin pjesë e themelimit të një platforme, më e fuqishmë në Shqipëri, por, prej disa kohësh, dikush që po e menaxhon platformën ka filluar të mendojë ndryshe. Ndoshta i ka marrë “koka erë”, ndoshta nuk e kupton çfarë po bën, por ajo që duket është se po fillojnë hapat e para të rrënimit të Digitalb-it.

Një nga arsyet e mëdha është se të gjithë ekspertët, drejtuesit dhe menaxherët kryesorë  të Digitalb-it janë larguar që nga drejtori, producent e të tjerë.

Njerëzit që prodhonin reklamat, që krijonin imazhin, juristë, menaxherë, shumë njerëz me pozicione, së fundmi  filluan t’i ikin përtej skuadrës dhe ekipit Digitalb. Edhe televizionet, të cilët bënin që kjo paketë/platforma, që ishte e të gjithë shqiptarëve kudo në botë, pasi përmbante të gjitha televizionet kombëtare dhe një larmi programacioni.

LEXO EDHE:  Agronomi përgënjeshtron Top Channel/ Silicon mix arritje e madhe në bujqësi, nuk është pesticid

Tashmë do të ketë vetëm Top Channel. Klan dhe paketa e televizionit është larguar, çka duket se e  bën Digitalb-in më të cunguar dhe jep shenjat se pas largimit të stafit dhe largimit të Klanit, duket se rrënimi i Digitalb-it, fatkeqësisht, është në sfond.

Dikujt i ka marrë “koka erë…”. Kush dihet pse po e bën këtë ende nuk mund ta themi, por një gjë është e sigurt: Prej disa kohësh, Vjollca Hoxha një nga aksioneret e Top Medias, ka filluar një konflikt të hapur me ish bashkëpunëtorët e Dritan Hoxhës.
Shumë prej stafit dhe njerëzve të Top Channel të cilët u larguan, më pas luftën e kaloi në Digitalb dhe tani, mesaduket,  përplasja ka shkuar edhe drejt televizionit kombëtar Klan.

Përgjithësinë do ta shohin në ditët në vijim dhe në të ardhmen, ku mesa duket Digitalb nuk do të jetë më “On Top”, por pritet të jetë një platformë e cunguar televizive. /CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ E dashur Majlinda Bregu…

Publikuar

-

Nga

Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja datëlindjen te Kopshti i Fëmijëve në Rrugën Budi, jo vetëm unë por edhe fëmijët e tjerë, edhe edukatoret u trembën:
-E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!
Thirrjet e uraganta po zvarriteshin poshtë rrugëve të Qytetit Studenti bashkë me studentët. Atmosfera vullkan, komunizmi po tronditej, Tirana ishte e nxehtë atë dimër…
Vit pas viti unë vazhdova të rritesha mes mizerjes dhe aspiratave për një jetë më të mirë e pavarësisht sakrificave të prindërve, shikoja se tryeza e bukës nuk ishte më aq e varfër sa më parë.
Shkollë, libra, lëpirëse, çimçakiza, banane, çokollata Hilal, lodra të çuditshme deri sa erdhi 1997 kur një nga çunat më gangsterë të lagjes më rrëmbeu nga Gjimnazi dhe nëpërmjet Vlorës më degdisi drejt Italisë. Familja ime më tepër kishte merakun e lekëve që po humbiste te Fajdet e Fehbi Alimuçës sesa të gjente se kush ishte dashnori im që kisha njohur te Disco Krokodili.
Në Itali u kurvërova rreth 7 vjet dhe veç kurvërimit dashnori im vrau edhe një milanez, klient i bezdisur.
Më pas shkuam në Francë ku dashnori/tutori im nuk përtoi të më përdorte edhe për vjedhje pasanikësh derisa përfunduam në Hollandë ku kapëm më shumë lekë me tregëtinë e drogës në Roterdam.
Kur u kthyem në Tiranë kishim mbi supe 1 milionë e 700 mijë euro, 2 vrasje, 11 grabitje dhe investimet tona më detyruan të martohesha nga frika me burrin që kam tani.
Bëra marrëveshje me burrin se nuk po tregohej korrekt e nëse do më braktiste do e kallëzoja penalisht edhe në prokurori por edhe te Ambasadat e Italisë, Holandës dhe atë të Francës.
Koha fashitej shpejt si kokaina te pjata e burrit derisa një ditë na qeshi fati edhe ne. Burri shfrytëzoi njohjet me kryetarin dhe kryeministrin e mu angazhua politikisht dhe nuk e kurseu lekun derisa e kandiduan për deputet. Zgjedhjet i fitoi dhe ka 2 mandate që i shërben popullit në Parlamentin e Shqipërisë. Është super aktiv dhe super korrekt, ngre zërin për korrupsionin, trafiqet, krimin dhe padrejtësitë. Tanimë e kanë zgjedhur kryetar të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Por sot, sot e vura re që ishte nervoz, madje pak më vonë do dali në konference shtypi urgjente dhe do sulmojë Bashkimin. Jo Bashkim Finon por do sulmojë Bashkimin Evropian pse tregohet kaq i ngurtë ndaj Shqipërisë.
E do si më thotë burri çdo natë?
-Ne si familje dhe ne si Shqipëri i kemi plotësuar kushtet por Evropa nuk na i hap negociatat se është xheloze për sukseset tona!
2./
E dashur Majlinda, të shkruajta ty dhe nëse ke muhabet me Evropën thuaji që këta mysybetërit tanë po marrin më qafë jo veten, por një popull të tërë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Jep dorëheqjen për dyshimet në korrupsion/ Spartak Ngjela paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapjes së negociatave.

Ngjela shkruan se Reforma në Drejtësi nuk është kryer dhe prandaj kundërshton Franca me Holandën.

Sipas tij, që të hapen negociatat Rama duhet të japë dorëheqjen bashkë me opozitën parlamentare.

Postimi i plotë

E shihni se cilin keni kryeministër? Parlamenti gjermane dhe politika gjermane po i thonë Ramës: nuk e ke kryer Reformën se ajo të penalizon si të inkriminuar në korrupsion. Rama iu përgjigjet si një injorant i trembur.
Të njëjtën gjë po i kërkon edhe politika holandeze. Kurse Rama bën sikur nuk kupton.

Zoti Rama: politika europiane të thotë: “je i korruptuar, duhet të largohesh e të shkosh në hetim”. Pse flet përçart kur e di se çfarë po të kërkohet?

LEXO EDHE:  Anulohet nisja e ‘E diell’ në Top Channel, zbulohet arsyeja

LEXO EDHE:  Një bandë mediatike kundër qytetarëve

Zoti Rama! A dëshiron vërtet ti që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian menjëherë këto ditë? Ka vetëm një rrugë: jep dorëheqjen si kryeministër duke theksuar: “Jap dorëheqjen, se po pres hetimin tim për dyshimet në korrupsion”.

Po e bëre këtë: menjëherë hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Do shohësh, që, sapo të largohesh ti, fillon menjëherë ngritja e SPAK-ut dhe e të gjitha institucioneve të tjera nga kjo mazhorancë, bashkë me opozitën parlamentare.

E pra, zoti Rama, a e dëshiron ti vërtet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Jep dorëheqjen!
Ty dhe opozitën aktuale jashtëparlamentare, politika perëndimore nuk iu pranon. Kjo është e vërteta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mos e quani kurvë!

Publikuar

-

Nga

Nga Dorjana Bezat

Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim!
Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!
Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.

Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.
Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte. Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje. M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë.

Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë.

LEXO EDHE:  Beni nuk mësoi kurrë të ecë vetë/ Zbulohen “makthet” e drejtuesit të Top Channel

LEXO EDHE:  Një bandë mediatike kundër qytetarëve

Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…
Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.
Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte.

Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.
E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

LEXO TE PLOTE