LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A duhen përsëritur zgjedhjet vendore?/ Palmer: Vendosin institucionet shqiptare

1 Gusht 2019, 21:02, Politikë CNA
A duhen përsëritur zgjedhjet vendore?/ Palmer: Vendosin institucionet

Zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë një tjetër temë për të cilën ka folur Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Azisë, Matthew Palmer në VOA.

Palmer u pyet nëse duhet të përsëriten këto zgjedhje, pasi u zhvilluan pa marrë parasysh interesin e elektoratit dhe votuesit dhe nuk ofruan zgjedhje me disa opsioneve politike.

Zyrtari i lartë i SHBA theksoi se procesi i votimit u zhvillua kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplotë.

Ndërsa ato duhen përsëritur ose jo,  Palmer theksoi se ky vendim i takon institucioneve shqiptare.

?Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t?i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote.

Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga