Connect with Us

8 akuza për votimet e 30 qershorit/ Ndocaj, padi penale ndaj “bandës Ndreu”

Denoncim

8 akuza për votimet e 30 qershorit/ Ndocaj, padi penale ndaj “bandës Ndreu”

Publikuar

-

“Sapo ndodhi kallëzimi penal ndaj bandës Ndreu për 30 qeshorin”. Është fraza e parë me të cilën ish deputeti socialist “kaubojs”, Eduart Ndocaj, njëherësh dhe kandidat për krybashkiak i Lezhës në votimet e 30 qershorit, hap tekstin e postimit të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale.

Më anën e tij “Kaubojsi” ka lajmëruar bërjen realitet të padisë ndaj ish rivalit të tij socialist Pjerin Ndreu, fitoren e të cilit e vlerëson si të rrjedhur nga manipulimi.

Në padinë e depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ish deputeti socialist Ndocaj rreshton tetë akuza, ndërsa si të akuzuar krahas Pjerin Ndreut rreshton dhe anëtarët e KZAZ-ve 12 dhe 13 të Bashkise Lezhe, si dhe anetarët e Komisioneve të Votimit dhe Numerimit të këtyre KZAZ-ve.

Të lartëpërmendurit akuzohen për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, me konkretisht: “Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim”, “Falsifikimi i dokumentave dhe rezultatave te zgjedhjeve” “Demtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Shkelja e fshehtesise se votimit”, “Votimi me shume se nje here ose pa u identifikuar”, “Kanosja e zgjedhesve”, “Korrupsioni aktiv ne zgjedhje”, “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore”, shkruan ish deputeti dhe ish kandidati për kryebashkiak i Lezhës, Eduart Ndocaj. Së bashku me tekstin, ai ka publikuar dhe shkresat zyrtare që e vërtetojnë paditjen dhe që po i sjellim më poshtë./ CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali- U arrestua për vjedhje me armë/ Rama e shpërblen me post të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale denoncimet e qytetarëve, kundër qeverisë.

Sot, Berisha ka publikuar një denoncim, sipas të cilit një person i cili më parë ishte arrestuar për grabitje me armë, është emëruar nënkryetar i Bashkisë së Kamzës.

Sipas Berishës, krimi njihet si meritë në shtetin e mafies së drogës, sikurse e cilëson ai qeverinë “Rama”.

“Narko nenkryetari monist i Kamzes, Eronit Lame akuzohet si ish i arrestuar nga policia per grabitje me arme!

Krimi eshte merite per ngritjen ne pergjegjesi ne narkoshtetin e Edvin Mafise!”-shkruan ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Zbritini nga skelat e mortjes”/ Gazetari jep alarmin: “Të tjerë punëtorë vallëzojnë me vdekjen”

Publikuar

-

Nga

Ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e djeshme, ku dy punonjës humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi ranë nga skelat, teksa po punonin për rikonstrusionin e një fasade pallati në kryeqytet, ka shkaktuar reagime të shumta, pasi punëtorët po punonin jashtë çdo kushti teknik.

Gazetari Bledi Mane ka denoncuar sot një tjetër rast, në zemër të kryeqytetit, 100 metra larg zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa shihet se si punëtorët punojnë përsëri jashtë çdo kushti teknik duke rrezikuar jetën.

“Veç atyre që vdiqën dje, sot të tjerë punëtorë po vallëzojnë me vdekjen”, shkruan gazetari në rrjetet sociale teksa kritikon ashpër politikanët, të cilët dergjen shezlongeve të shtrenjta, ndërsa qytetarët rrezikojnë jetën për institucionet publike.

Postimi i plotë

Fotolajm/ ATA VDIQËN DJE, SOT TË TJERË PUNËTORË VALLËZOJNË ME VDEKJEN!
Shkoni dhe zbritini nga skelat e mortjes. Janë punëtorë hallexhinj që punojnë duke rrezikuar jetën pa asnjë kusht minimal teknik dhe sigurie.
Bërtituni e u thoni të lenë punën se jeta e tyre nuk vlen 280 mijë lekë. Shkoni, shkoni mos përtoni. Janë duke suvatuar jo në lagjet periferike të Tiranës por po punojnë në zemër të kryeqytetit. I keni te pjesa e pasme e Ministrisë së Transporteve, 100 metra larg zyrës së kryebashkiak lali Erit dhe 50 metra larg zyrës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi.
Pra hallexhinjtë e këtij vendi punojnë e rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike.
Qeveri, lëri pushimet dhe shko zbrit nga skela qytetarët e tu. Çohu nga shezlongët e shtrenjtë o qeveri, luaj bythën dhe shpëto një jetë.
(C)Foto nga gazetarja Beti Njum./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Zbulohet skandali/ Ja si Olsi Rama po pastron paratë e krimit

Publikuar

-

Nga

olsi rama vellai i kryeministrit edi rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në drejtim të kryeministrit Edi Rama si dhe vëllait të tij Olsi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se destinacioni final i Stadiumit që sipas tij kostoja është trefishuar, është ndërtimi i një qendre të madhe tregtare.

Sipas Berishës, “emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.”

Më tej, Berisha thotë se Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi.

“Zbulohet destinacioni kryesor i Satdiumit qe po kushton nga 25 milion ne 75 milion euro pra tre here mbi parashikimin.

Pas Kulles Kristaq Rama qe perzuri Sheratonin nga Shqiperia tani stadiumi na “dhuroi” si surprise te bukur edhe qendren tregtare me te madhe ne zemer te Tiranes. Emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.

Arena Center e la stadiumin pa piste per atletet, stervitjet dhe garat atletike por atletika nuk na duhet gje. Nuk na jep fitime. Kurse Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi. sb”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE