Connect with Us

Video/ Rama nuk i ndahet Teatrit: “Shikojeni dhe më thoni, a nuk i’a vlen”

Politikë

Video/ Rama nuk i ndahet Teatrit: “Shikojeni dhe më thoni, a nuk i’a vlen”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur më çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se asnjë centimetër e teatrit nuk do të preket nga pivati, teksa sqaron se pjesa që do t’i jepet privatit në këmbim të një teatri të ri është pjesa përtej murit rrethues.

Ndërsa sjell pamjet, pyet dhe qytetarët se ia vlen të mos ndërtohet Teatri në këmbim të truallit pranë tij me koncesionarin që do ta ndërtojë atë.

“Eshtë folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do “kafshohet” nga privati! Në fakt ASNJË CM2 e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet VETËM TEATRI I RI KOMBËTAR!
Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, NË KËMBIM TË TEATRIT TË RI që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video.
Shikojeni dhe më thoni:
A është ky truall një vlerë arkeologjike, historike, kombëtare apo kulturore, që po e humbet Shqipëria me këtë partneritet Publik-Privat për Teatrin e Ri Kombëtar? Dhe nëse jo, a nuk i’a vlen që në këmbim të këtij trualli, i cili do t’i bashkëngjitet pronave private përreth, Shqipëria të përfitojë një Teatër të Ri Kombëtar të denjë për Shqipërinë që duam?
Shikim të mbarë”, shkruan Rama krah videos./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta takim me Meidanin/ Zbulohet çfarë u diskutua me ish presidentin

Publikuar

-

Nga

Pas opozitës, presidenti Ilir Meta, vijon vargun e takimeve në Presidencë, me qëllim diskutimin për gjetjen e një zgjidhje për daljen nga kriza politike dhe institucionale në të cilën ndodhet vendi pas debateve qeveri-Presidencë-KED  për ngritjen e Kushtetueses.

Lajmi bëhet me dije nga vetë kreu i shtetit, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, publikon një fotografi me ish-presidentin Rexhep Meidani.

LEXO EDHE:  PD-ja nuk dallon mbetjet nga plehrat

Krahas fotos, përmes një shkrimi Meta thekson se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidentin, për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Situata anormale…”/ Deputetja e PS pranon ngërçin: Ja si do veprojmë për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë rruga e duhur për tejkalimin e ngërçit politik”, kjo është ajo çka konstatojnë me fjalë të tjera socialistët, ndërkohë që opozita i kërkon me ngulm ato si një ogur i mirëfunksionimit të demokracisë.

E ftuar pasditen e sotme në Ora News, deputetja socialiste, Elona Gjebrea, teksa akuzon opozitën për situatën jo normale politike në të cilën ndodhet vendi, shton se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme pasi qeveria dhe parlamenti janë duke vazhduar punën.

“Ne nuk mendojmë që Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne jemi duke vazhduar punën. Sigurisht është një situatë anormale edhe një situatë e pa ndodhur më parë. Për fatin tonë të keq e ndodhur jo nga ana e mazhorancës por nga ana e opozitës. Fakti që ne kemi tashmë opozitë brenda parlamentit na mundëson që të kemi një parlament që po përpiqet të bëjë të gjitha detyrat ashtu siç duhet”, ka thënë ndër të tjera Gjebrea.

LEXO EDHE:  Tonelatat e drogës/ Rama përgjegjës dhe përfitues i drejtpërdrejtë

E pyetur në lidhje me Reformën Zgjedhore, Gjebrea ka deklaruar se kjo do të jetë një mundësi për të arritur në një konsensus me opozitën.

“Reforma zgjedhore është një mundësi për konsensus për opozitën. Shpresojmë që ato të reagojnë. Nga aq sa kemi dëgjuar ata kanë një draft që duan ta paraqesin dhe shpresojmë që të kemi vërtet një klimë dialogu dhe bashkëpunimi, aq më tepër në situatën ku ndodhet vendi duhet të kemi këto modele bashkëpunimi dhe ky mund të jetë një rast” është shprehur deputetja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit

Publikuar

-

Artur Çobani është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Çobani, zëvendëson Arjan Cengu i cili mori drejtimin e këtij institucioni pas shkarkimit të Liridon Pulës, i akuzua për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.

Çobani më herët ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës./CNA.al

LEXO TE PLOTE