Connect with Us

Tërmetet/ Pas Korçës, shkundet edhe Greqia

Sociale

Tërmetet/ Pas Korçës, shkundet edhe Greqia

Publikuar

-

Pas Korçës, tërmetet kanë shkundur edhe Greqinë. Sipas Institutit grek të Gjeodinamikës një tërmet 4.5 i Shkallës Rihter është ndjerë një orë më parë në Kastoria të Greqisë.

Tërmeti ishte 4.5 Rihter dhe u regjistrua në 17:21 me orën lokale, me një fokus 36 kilometra në perëndim të qytetit dhe një thellësi prej 8.2 kilometra.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik shumë pranë Shqipërisë/3 të vdekur e shumë të plagosur

Disa minuta më vonë, shumë afër përqendrimit, një tjetër dridhje  më e dobët 3.4 Rihter, është shënuar sipas mediave greke./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Xhaçka thirrje qytetarëve që presin në Kakavijë: Kthehuni në banesa!

Publikuar

-

Nga

Xhaçka thirrje qytetarëve që presin në Kakavijë: Kthehuni në banesa!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që presin në radhë për të kaluar në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas saj, “jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”.



“Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër. Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situates”, shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Greqia vendos rregulla për lëvzjen e shqiptarëve/ Çfarë do ndodhë nga nesër në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Greqia mbyll kufirin në doganën e Kapshticës/ Kthen mbrapsht dhjetra automjete

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej datës 17 gusht sërisht qëndrojnë në fuqi kushtet:
Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV; Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;



LEXO EDHE:  Lajmi i mirë për shqiptarët/ Parlamenti grek ratifikon marrëveshjen për njohjen e patentave

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;
Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.
Lëvizja drejt Kosovës , Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi vijon si më parë.

LEXO EDHE:  Lajmi i mirë për shqiptarët/ Parlamenti grek ratifikon marrëveshjen për njohjen e patentave

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos të dynden në të njëjtën kohë drejt pikave kufitare dhe ata që do të udhëtojnë duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga pala greke, për të mos krijuar radhë e vonesa gjatë përpunimit të dokumentaconit të këtyre shtetasve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Situata në Kakavijë ende problematike”/ Lleshaj zbulon lëvzjen e radhës nga ana e policisë

Publikuar

-

Nga

“Situata në Kakavijë ende problematike”/ Lleshaj zbulon lëvzjen e radhës nga ana e policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.

Llëshaj bën me dije se Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për tu kërkuar qytetarëve që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm.



“Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.
Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje.
Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme”, shkruan Lleshaj në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE