Connect with Us

Raporti për menaxhimin e mbetjeve/ Shqipëria vend problematik

Denoncim

Raporti për menaxhimin e mbetjeve/ Shqipëria vend problematik

Publikuar

-

Një tjetër raport i publikuar më së fundi e rreshton vendin tonë ndër më problematikët përsa i përke menaxhimit të mbetjeve plastike të patrajtuara dhe mënyrës se si shtetet e Mesdheut mund të shpëtojnë detin e tyre.

Raporti është hartuar nga Fondi Botëror i Jetës së Egër (WWF). Sipas tij Shqipëria është një prej vendeve më problematike në përqindjen e mostrajtimit të të tilla mbetjeve, me nivelin  73%.

Kjo përqindje e rreshton Shqipërinë ndër 4 shtetet me normën më të lartë të mosmenaxhimit të mbetjeve në Mesdhe, krahas Malit të Zi, Libisë dhe Egjiptit.

Pavarësisht se Shqipëria është vend i vogël, me pak banorë e që ka një normë mjaft të ulët të gjenerimit të mbetjeve, ajo ende nuk ka ngritur kapacitete për t’i menaxhuar këto mbetje, një pjesë e madhe e të cilave përfundojnë në ujrat e detrave duke dëmtuar faunën, florën dhe turizmin.

Raporti i WWF i rekomandon qeverive të hartojnë strategji që të mundësojnë menaxhimin sa më mirë të mbetjeve plastike dhe si hap të parë të ndërmarrin reduktimin e përdorimit të plastikës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Belsh/ “Nxënësit detyrohen të shkojnë në shkollë ditë të shtune”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Belsh te një shkollë 9-vjeçare, por ajo që u vu re është se shkolat ishin të hapura edhe pse sot është e shtunë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka denoncuar urdhrin e kreut të qeverisë, i cili ka detyruar nxënësit të shkojnë në shkolla për të pritur Ramën.

“Edhe pse sot është ditë e shtunë dhe pushim për të gjithë shkollat, në Belsh janë detyruar të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare së bashku me mësuesit e tyre për të pritur lartëmadhërinë e tyre Edvin Drogën. Nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës Liljana Sina (kunata e kryetarit të bashkisë) dhe nëndrejtoreshës Znj Dhurata Capja”, thuhet në mesazh, ndërsa ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gramoz Murati ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt/ Zbulohet dhurata 150 mijë euro për ish-ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Gramoz Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, është ortak i Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Denoncuesi thekson Gramoz Murati i ka bërë dhuratë Fatmir Xhafajt një makinë me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shton se se trafikun e drogës dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

“Pershendetje doktor. Gramoz Murataj eshte artaku i vëllait të Fatmir Xhafes, Geronit me të cilin kanë qënë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi, Fatmir Xhafes i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF, model g, 150 mije euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/“Shëruesi” nga Tirana kërkon 5 mijë euro për të lënë gruan shtatzënë!

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një local, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra./  Top Channel

LEXO TE PLOTE