LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Paç fatin e Fullanit”/ Ylli Dylgjeri degjeneron Erion Veliajn

31 Korrik 2019, 09:54, Politikë CNA
“Paç fatin e Fullanit”/ Ylli Dylgjeri degjeneron Erion

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me anë të një shkrimi lidhur me zgjdhjen në krye të Këshillit Bashkiak të pastorit Toni Gogu.

Sipas Dylgjeri, kjo gjë është e papranueshme në një shtet laik, siç është edhe vendi ynë.

Dylgjeri shkruan në rrjetet sociale se pastori Gogu paska punuar shpesh pranë çiftit Fullani dhe mesaduket kalimi nga sfera fetare në atë qeveritare nuk ka qenë ndonjë hendek i madh për të.

?Një ushtar politik si Gogu mjafton t’ja kërkonte partia detyrën (jo kisha), do të pranonte jo vetëm Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës por edhe shkëmbimin me pastorin amerikan ne burgun e Turqisë, te izoluar nga Qeveria Turke, në emër të çelnikosjes dhe bekimit te miqësise së shefit Edi me Sulltanin Erdogan …? shkruan Dylgjeri duke mos e kursyer ironinë.

Statusi i plotë i Ylli Dylgjerit

Pastori me tesër partie…

Uaaaa ç?po na shohin sytë me Rilindjen tonë të nderuar! Përveç shtetit të betonit, korrupsionit dhe PPP-ve, tani Rilindja po na zhvidhos shtetin laik, e po na e kthen jo thjesht në shtet fetar, por në shtet kulti.

Pas ministrit këmbëputhës të gurusë nga India, pas një klase të dalë nga xhepi i Fondacionit Soros, dje në Krye të Këshillit Bashkiak të Tiranes na “zgjidhet” Pastori Toni Gogu. Tashmë politika 99-she propozon evangjelistin Gogu, juristin Toni, Drejtorin Guru në drejtimin e këshillit bashkiak të një qyteti që di të falet në kishë katolike e ortodokse, xhami e teqe.

Këtë miksazh të çuditshëm vetëm Rilindja mund ta krijojë në kohët tona. CV-ja e Tij e derisotme tregon për akrobacitë nga kisha evangjeliste në administratën qëndrore, e më pas në atë lokale, por tepër e qëndrueshme me çiftin Fullani, si kur shërbeu pranë Shkollës së Magjistraturës me Drejtoreshë Arjanën, ashtu edhe drejtor juridik e më pas drejtor i Agjencisë së Sigurimit te Depozitave me Guvernator Ardianin.

Madje gojet e liga thonë se shefave nga pastori u vjen jo vetëm bekimi i Perëndise por dhe mallkimi i burgut dhe i drejtësisë. Kaq mjafton për të thëne: Hajde dhe besoju këtyre lloj fetaristëve në Shqipëri si perfaqësues e mëshirues të Zotit në Tokë.

Një ushtar politik si Gogu mjafton t’ja kërkonte partia detyrën (jo kisha), do të pranonte jo vetëm Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës por edhe shkëmbimin me pastorin amerikan ne burgun e Turqisë, te izoluar nga Qeveria Turke, në emër të çelnikosjes dhe bekimit te miqësise së shefit Edi me Sulltanin Erdogan …

Koha e Rilindasve përveç kanabizimit të bujqësisë, na kujtoi sërisht parrullën marksiste “Feja opium për popullin”.
Por ateistët e shkretë ç?të bëjnë tani??
Gjithsesi, shokut Erjon Velija i urojmë:
Paç fatin e Fullanit!/CNA.al

Lajmet e fundit nga