LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk iu bind urdhërit të ndalimit/ Kontrolli i policisë “fundos” të riun  

31 Korrik 2019, 07:40, Kronika CNA
Nuk iu bind urdhërit të ndalimit/ Kontrolli i policisë

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.M., banues në lagjen ?Çlirim? Berat.

Sipas informacioneve zyrtare, 22-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të policisë në momentin e ndalimit dhe kjo ka bërë që policia ta ndiqte dhe t?i bënte një kontroll.

Policia personit në fjalë i ka kapur një sasi prej 0.8 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë si dhe një shumë prej 100 eurosh, që sipas policisë është e falsifikuar.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve?, ?Drejtim i automjetit pa leje drejtimi?, ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik? , ?Falsifikim i monedhave?.

Lajmet e fundit nga