Connect with Us

Ngeci në “rrjetë”/ Ja pasuria e anëtarit të KLP-së që u shkarkua

Vetingu

Ngeci në “rrjetë”/ Ja pasuria e anëtarit të KLP-së që u shkarkua

Publikuar

-

/

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani.

Sipas KPA-së, Gentian Osmani nuk justifikon pasurinë.

Kujtojmë këtu se, Osmani e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit verën e vitit të kaluar, por në Apel u dërgua pas ankimimit nga Komisioneri Publik sipas  rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Komisioneri Publik, kishte deklaruar në ankesën e tij pranë KPA-së, se prokurori Osmani nuk kishte mundur të provonte të kundërtën e gjetjeve të hetimit të KPK-së dhe se argumentet e tij kishin qenë deklarative dhe nuk duhej të ishin marrë parasysh nga KPK.

Sipas komisionerit Sina, Osmani nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor justifikues, që të vërtetojë dhe provojë marrëdhënien e huas, palët apo mënyrën e marrjes dhe shlyerjes së saj për shumën 20 mijë euro.

Për me tepër rezulton se huadhënësi nuk i kishte mundësitë ekonomike.

“Konstatojmë gjithashtu se subjekti, në analizën financiare të paraqitur në përgjigje të rezultateve të hetimit administrativ, ka paraqitur fakte të ndryshme nga çfarë ka deklaruar në deklaratat periodike vjetore”, ka konstatuar Komisioneri Dariel Sina. Sipas këtij të fundit, Osmanit, i mungonin rreth 3 milion lekë për të justifikuar shpenzimet e jetesës, pagesat e huasë, kursimet e mbajtura në bankë dhe në shtëpi dhe këstet e kredisë.

Gjithashtu, komisioneri Publik ka konstatuar se prokurori Gentjan Osmani nuk kishte justifikuar mjaftueshëm as dhurimin e marrë nga bashkëshortja prej prindërve të 1.5 milion lekëve.

Por edhe prindërit e bashkëshortes, sipas KP, nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dhurimin.

Prokurori Gentjan Osmani nuk ka arritur të justifikojë edhe pagesën e një kësti për apartamentin.

Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 700 mijë lekësh në vitin 2009 bazuar në pagesën e një kësti 32.680 mijë euro për apartamentin.

Sipas komisionerit Publik, Dariel Sina,  bazuar në analizën financiare edhe nëse dy shumat e mësipërme merren të mirëqenë, përsëri Osmanit i mungonin burimet e ligjshme për vitet 2005-2013, pasi ai rezultonte me minus 3.760.305 lekë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Gentian Osmanit, i cili ka deklaruar në vitin 2016, një apartament 1+1 me sipërfaqe  prej 72 metra, tek Komuna e Parisit me vlerë  67.680 euro, nga e cila ka paguar 63.680 euro.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha, oligarku që pasurohet me qindra milionë lekë në vit

Sipas tij, diferenca prej 4 mijë euro ka zbritur si penalitet kontraktor për dorëzimin me vonesë të pasurisë.

Me datë 13.10.2016 në Zyrën Vendore te Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme, është bërë rivlerësimi i pasurisë në shumën 80.000 euro.

Të njëjtën pasuri Osmani e ka deklaruar të shitur, por 13 mijë euro më shumë se e ka blerë.

Apartamentin që  e ka blerë 63 mijë euro,  ku gjysmën e ka ai dhe pjesën tjetër bashkëshortja, gjyqtarja Marinela Osmani, e ka shitur  në datën 19.12.2016 në vlerën 80 mijë euro, duke fituar kështu 13 mijë euro.

80 mijë eurot e fituara nga shitja e apartamentit i ka depozituar në bankë.

Gjithashtu ai ka deklaruar një autoveturë mercedez benz 204, viti i prodhimit 2007, me vlerë 900.000 lekë, të cilën e ka deklaruar si pasuri të përkohshme, llogarinë bankare në shumën 353.24 euro.

Sipas tij, burimi i i krijimit të kësaj shume vjen nga një udhëtim i bashkëshortes për një trajnim në programin e organizuar nga International Financë Corporation “Ëord Bank Group” në Malajzi.

Gjithashtu ai ka deklaruar kursime në vlerën 1.000.000 lekë, pagën dhe shpërblimet të përfituara nga detyra si prokuror i Krimeve të Rënda, në shumën 1.696.167 lekë, shpërblimin si anëtar i këshillit të Prokurorisë për pjesëmarrje në mbledhje në shumën 76.500 lekë, pagën dhe shpërblimet e bashkëshortes të përfituara nga detyra si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shumën 1.333.012 lekë./CNA.al

Prokurorit të Metës i erdhi radha/ Presidenti dhe pasuria fundosin Gentjan Osmanin

Kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit/ Prokurori Gentjan Osmani nën hetim

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin/ KPA jep vendimin për anëtarin e KLP-së

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Refuzoi të bënte transparente pasurinë/ Shkarkohet prokurori Artan Lulaj

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Artan Lulaj.

Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere.

Lulajt i ishin kërkuar shpjegime për pasurinë dhe po ashtu edhe në lidhje me hetimet e kryera prej tij për vrasjen e Marvin Mihalit.



Gjatë seancës dëgjimore nga KPK u vu në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës, shkruan Reporter.al

LEXO EDHE:  “Grup i strukturuar kriminal, prostitucion dhe kanosje”/ Kush janë shënjestra e radhës e OFL-së

LEXO EDHE:  BIRN: Deputeti Alfred Peza nën hetim për pasurinë dhe konfliktin e interesit

Artan Lulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Rrethit Tiranë në vitin 2015.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ Një tjetër gjyqtare jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Ermira Dedja.

Shkak për shkarkimin e saj, janë bërë dy kritere ai i pasurisë dhe i profesionalizmit.



Konfirmimi ka ardhur nga trupa gjykuese e KPK-së e përbërë  nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

SPAK kërkoi pushimin e çështjes/ GJKKO kthen për rihetim dosjen e anëtares së KPK, Brunilda Bekteshi

Publikuar

-

Nga

Rikthehet për plotësim hetimesh çështja penale për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimit të dokumentave, nga ana e komisioneres së Vettingut (KPK-së), Brunilda Bekteshi.

Sipas gazetarit Elton Qyno, vendimi për rinisjen e hetimeve ndaj zyrtares së lartë të KPK-së u mor sot nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani.

 

Bani refuzoi të pranojë kërkesën e prokurorit Dritan Prençi, që kishte kërkuar mbylljen e hetimeve.
Gjyqtari Bani gjatë shqyrtimit të dosjes penale konstatoi mangësi në zhvillimin e hetimit të kryer nga prokurori Prençi, duke vendosur që mos pranojë kërkesën e tij, për të pushuar procedimin penal ndaj Brunilda Bekteshit.
Bani i cilësoi të drejta argumentat dhe pretendimet e avokates Orgesa Serjani, e cila gjatë zhvillimit të gjyqit, argumentoi para gjykatës një sërë veprimesh hetimore të pa kryera qëllimisht nga përfaqësuesi i akuzës.

 

E për pasojë duke e cilësuar hetimin të paplotë, avokatia Serjani, kërkoi nga gjykata të urdhëronte prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe jo pushimin e çështjes.

 

Nisur nga kjo situatë dhe duke konstatuar pasaktësi në hetimin e paplotë, gjyqtari Bani urdhëroi që çështja penale kundër Brunilda Bekteshit, të rikthehet sërisht për hetim në prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Avokati i zyrës “Jurisprudenca” Arben Llangozi, që në këtë gjykim përfaqësonte kallëzuesit Bujar Hoti dhe shoqatën

 

“Për Drejtësi”, gjatë një bisede telefonike tha se: “…vendimi i sotëm është i drejtë dhe tregon që ka ende gjyqtarë të guximshëm që përballen me realitetin, edhe pse përballë kanë anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit “Vetting”. Unë mbrojtjen e sotme së bashku me avokaten Serjani, e bëra për njerëzit e drejtë, drejtësinë Shqiptare dhe atdheun ku jetojmë. Pasi nëse zonja Bekteshi ka shkelur ligjin duke fshehur një apartament duke të përgjigjet penalisht për këtë gjë dhe jo të fshihet pas detyrës së lartë që ajo gëzon momentalisht. Ligji është i barabartë për të gjithë…”

LEXO EDHE:  Pasuria e gjyqtarit të Apelit/ A e bleu Top Channel, Fatri Islamajn?

LEXO EDHE:  Ish-shefi i antidrogës: Pse po hesht policia për arrestimin e kushëririt të ministrit?

 



Tashmë prokurori Prençi duhet të vijojë hetimet për akuzën e Fshehjes së pasurisë dhe Falsifikimit të dokumentave ndaj komisioneres së KPK-së, Brunilda Bekteshi.

 

Në dëshminë e saj dhënë në SPAK, Bekteshi ka sqaruar se e ka blerë apartamentin me kursimet e saj plus një kredi të marrë, por ajo tregon se ka punuar vetëm në OSHEE. Ndërkohë gjatë kohës së qëndrimit të saj në Turqi, pasi burrin e ka diplomat, Bekteshi thotë se ka qëndruar në shtëpi e papunë si sulltaneshë “Hyremi”, duke u marrë vetëm me përkujdesjen ndaj fëmijës.

 

Ndaj Bekteshit kishin paraqitur kallëzim Penal ish-prokurori Bujar Hoti dhe shoqata “Për Drejtësi” ku i kërkuan kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin në lidhje me një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me lekë në dorë.

 

Dy vite më pas, në 2009 është marrë një kredi në bankë NBG-Durrës, për blerje apartamenti, në shumën 54 mijë euro ndërkohë që në dokumentacion, kuptohet se kredia është marrë për blerjen e apartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.

 

Në lidhje me këtë pronë, në dosjen kallëzuese thuhet se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje të apartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009.

 

Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brenda një afati 5-vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.

LEXO TE PLOTE