LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mirë se vini në Republikën e Re të Lulzim Bashës!

31 Korrik 2019, 07:20, Politikë CNA
Mirë se vini në Republikën e Re të Lulzim Bashës!

Kush mendon se Luli dështoi me Republikën e Re e ka gabim. E ka krejt gabim! Ai me 30 qershor 2019 përfundoi projektin që themeloi me 18 shkurt 2017.

Kur ngriti çadren, ngriti karabinanë për natën e 17 majit 2017, dhe si ata ndërtuesit pa leje, derdhi soletën kur hartoi i vetëm, natën, listat e deputetëve, ku Kujtim Gjuzi vlente më shumë se Jozefina Topalli. Vuri çatinë me statutin që e shndërroi partinë në repartin ushtarak që është specializuar të fitojë betejat, duke ikur nga fushëbeteja, ndaj nuk ke si i numëron humbjet. Madje një repart që brohoret komandatin sa herë humbet.

Me 16 shkurt 2019, Luli e mobiloi ngrehinen e Republikes se Re, një mobilim unik, bosh, vetëm me portretin e Sali Berishës që ia mundësoi të gjithë këtë.

Në fund e hipotekoi Republikën e tij me 30 qershor 2019, kur dorëzoi çdo pushtet të mundshëm pa betejë.

Republika e Re sot është ngritur. Është një Republikë “sui generis”, si asnjë tjetër në historinë e shteteve. Është Republika ku nuk ka asnjë pushtet ndaj dhe nuk ka nevojë për ndarje pushtetesh. Pikërisht kjo mungesë pushteti është fuqia e liderit të ri suprem të Republikës së Re, Lulzim Bashës që shkëlqen i vetëm.

Ndërkohë nënshtetasit (e theksoj ?nën?) e kësaj Republike pa pushtete që korruptojnë, por vetëm me pushtetin virtual që sovranitetin e merr nga valët cerebrale të Liderit dhe jo nga vota, enden si shpirtëra të hutuar mes kolonave që mbajnë kultin e Liderit. Një lider i ri, që ndryshe nga sa mendonte lideri i vjetër, u bë i tillë pa asnjë fitore, por vetëm me një varg humbjesh. Mire se vini në Republikën e Re të Lulzim Bashës!/ CNA.al

Shënim/ Dëshmorët e Lulzimit, lavdi përjetë

Lajmet e fundit nga