Connect with Us

Mbi 2 mijë punonjës të Balfin/ Vullnetarizëm dhe donacione në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Sociale

Mbi 2 mijë punonjës të Balfin/ Vullnetarizëm dhe donacione në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Publikuar

-

Të jesh i përgjegjshëm nuk do të thotë që të mbash përgjegjësi vetëm për veprimet e tua, por të tregosh vëmendje të veçantë edhe ndaj atyre, që me veprimet e tyre e kanë të pamundur që të jenë në pozita të njëjta me shumë prej nesh. Të jesh i përgjegjshëm me natyrën, me mjedisin që na rrethon e ku jetojmë, me ata që duan të shkollohen por nuk kanë mundësi, apo me njerëzit që për një arsye apo një tjetër, nuk gëzojnë ngrohtësinë, mbështetjen apo vëmendjen që kanë shumë prej nesh, janë vetëm disa nga dimensionet e të qenit i përgjegjshëm.

Përgjegjshmëria është lidhësja që bashkon angazhimin me rezultatin. Në fund të ditës, me atë që bëjmë për të tjerët, ne tregohemi të përgjegjshëm edhe ndaj vetvetes dhe suksesi ynë varet nga ajo çfarë ne bëjmë.

Grupi Balfin ka realizuar gjatë dy muajve të fundit, qershor-korrik 2019, një fushatë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse me një numër të madh të punonjësve të tij, në disa prej shteteve ku operon, dhe me impakt në sfera të ndryshme, si ajo sociale, mjedisi, edukimi, e kështu me radhë, në kuadër të një prej vlerave themelore të Grupit, atë të Përgjegjshmërisë.

Atë që organizatave apo institucioneve të tjera të këtij profili i duhet një vit apo edhe më shumë kohë për ta zbatuar, punonjësit e Grupit Balfin e realizuan në një periudhë rekord prej 2 muajsh, duke ju gjendur pranë komuniteteve në shumë qytete të Shqipërisë, duke i kaluar kufijtë e vendit dhe duke i shtrirë aktivitetet edhe në Kosovë e Maqedoni.

Plot 21 kompani të Balfin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe mbi 2 mijë punonjës të angazhuar, dedikuan rreth 1.000 orë përfshirje vullnetare përmes 18 aktivitetesh dhe programesh të posaçme, të ideuara dhe organizuara deri në detaj nga vetë ata dhe që kishin në fokus: familjet në nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje, të moshuarit, individët me Sindromën Down, fëmijët jetimë, riciklimin e letrës apo të materialeve plastike si edhe pastrimin e ambienteve dhe fushatat ndërgjegjësuese për kauza të ndryshme. Kontributet e personale të punonjësve arritën një vlerë totale prej mbi 10.000 eurosh.

Grupi Balfin është tërësisht i fokusuar dhe i angazhuar në mbështetjen që i ofron komunitetit, proces i cili udhëhiqet nga drejtuesit më të lartë të grupit nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane.

LEXO EDHE:  500 mijë vizitorë në vit, kush është kinemaja më e madhe në Shqipëri?

Kontributi dhe impakti social

Aktiviteti dhe kontributi i dhënë gjatë kësaj fushate u fokusua tek:

  • Suporti dhe vëmendja ndaj fëmijëve dhe të rinjve me sindromën down në Shqipëri dhe Kosovë, me angazhimim e  kompanive Fashion Group Albania, Jumbo Kosova dhe Neptun Kosova. Fashion Group Albania do të mundësojë punësimin e disa të rinjve që kanë këtë sindromë.
  • Të moshuarit dhe fëmijët jetimë, gratë viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e të rinjtë me nevoja të veçanta. Shoqëritë e Grupit që u përfshinë ishin Albchrome, ACREM, Milsped/Stella Mare, Elektroservis, SPAR Albania, Balfin shpk, New CO Ferronikeli në Kosovë etj.
  • Pastrimi i mjedisit, riciklimi i materialeve plastike, ricklimi i letrës etj. Kompanitë kontribuuese ishin Balfin Real Estate, Green Coast dhe Mante TCI, Neptun Maqedonia, NetTrade (Aladini) dhe Tirana Bank. 
  • Ndërgjegjësimi mbi rregullat e sigurisë në plazhe nga ana e Jumbo Albania i mbi 1200 klientëve ishte një risi./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përhapja e koronavirusit/ Thirrja e mjekut: Kujdes nga baret dhe lokalet

Publikuar

-

Nga

Në studion e emisonit “Opinion” po diskutohet përhapja e koronavirusit dhe sa të rrezikuar jemi.

Duke qenë se një nga elementët e përhapjes së virusit, përveç spërklave është dhe ajo me anë të prekjes, moderatori Blendi Fevziu ngriti shqetësimin sa sa na rrezikojnë lokalet, një gotë me ujë apo një filxhan kafeje që mund ta ketë prekur para nesh një person i infektuar.

Sipas Dr.Petrit Vargu, ky është një nga komponentët që sot baret dhe lokalet në Itali janë mbyllur. Pra duhet të kemi kujdes edhe në këtë pjesë.

Por shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, u kujdes të theksonte se nëse tregohet kujdesi i duhur me larjen, me ujë të nxehtë dhe sapun me patjetër, nuk ka rrezik për transmetim të virusit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu flet për koronavirusin/ Do ashpërsohen masat në bazë të riskut

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se nëse risku nga “koronavirusi” do të rritet, atëherë do të merren masa më të rrepta.

Teksa u pyet në emisionin “Opinion” për mbylljen e shkollave, Manastirliu tha se masat po merren në çdo moment në ndryshim të situatës.

“Ka një element që dua ta them, ne do të vlerësojmë në çdo moment shkallën e riskut dhe në bazë të riskut do të marim  të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Do merren të gjitha masat në varësi të riskut. Në çdo moment ne do jemi në ndryshim të situatës”, theksoi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pesëfishuan çmimet/ Manastirliu paralajmëron farmacitë: Do ketë kallëzime penale

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një lidhje me emisionin “Opinion”, ku po flitet për shpërthimin e “koronavirusit”, është pyetur lidhur me abuzimimin e farmacive me çmimet e paisjet mbrojtesë si maskat dhe dizinfektantët.

Manstirliu bëri me dije se lidhur me këtë shqetësim inspektorët e Agjencisë së Barnave dhe Paisjeve Mjekësorë kanë dalë në terren dhe për çdo rast të konstatuar do të ketë kallezime penale.

Sa i përket mungesës në treg, theksoi se ky është një problem i tregu botëror, por që janë marrë të gjitha masat për furnizmin e spitaleve.

“Nuk duhet të biem pre e panikut. Qytetarët kanë vërshuar për shkak të informacionit që kanë marrë.

LEXO EDHE:  SPAR ju thotë “Tungjatjeta”, për një fëmijëri me dinjitet!

LEXO EDHE:  Grupi Balfin mbështet masivisht pyllëzimin e qytetit të Tiranës

Në kemi marrë masa, që në strukturat tona të mos ketë asnjë mungesë për të gjithë elementet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ekipeve mjekësore dhe pacientëve.

Sot kam patur një takim me të gjithë furnitorët.

Do merren masa dhe dihet që i gjithë tregu botëror ka patur probleme me furnizimin, prandaj them se nuk është vendi për panik.

Sa i përket abuzimit me çmimet, kemi nxjerrë inspektorët e Agjencisë së Barnave dhe Paisjeve Mjekësore në terren për të bërë verefikimet e nevojshme.

Do të këtë kallëzime penale për ata farmaci që bëjnë abuzimë me çmimet”, theksoi Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE