Connect with Us

Kriminelët më të rrezikshëm në Angli/ Në listë edhe tre shqiptarë (Emrat)

Bota

Kriminelët më të rrezikshëm në Angli/ Në listë edhe tre shqiptarë (Emrat)

Publikuar

-

Nëpër faqet e mediave londineze ditën e sotme është publikuar lista e kriminelëve më të rrëzikshëm në Angli. Ajo që bie në sy është dhe qënie të tillë e tre shqiptarëve, të cilët sakaq qëndrojnë në burgjet angleze të dënuar për konsumimin e veprave të renda penale.

Suad Sufaj, është njeri prej tyre. Sipas mediave vendase ai u ndalua nga policia londfineze ndërsa udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës “Bowes” në Enfield, vitin e kaluar. Pas një kontrolli në makinën e tij u zbulua një sasi prej 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund. Oficerët kontrolluan shtëpinë e tij ku gjetën edhe 8.5 kg kokainë tjetër me vlerë afërsisht 800,000 £. 26-vjeçari u burgos për 12 vjet më 12 prill të këtij viti.

Klevis Drazhi është 20 vjeç. Edhe ky i listuar si një ndër kriminelët e rrezikshëm. Është arrestuar nga oficerët e antikrimit në Moorgate më 19 janar pasi ata e vunë re se po hynte në një korsi biçikletash. Pas kontrollit të makinës, policia zbuloi 11 mbështjellës me pluhur të bardhë – të cilat më vonë u konfirmuan se ishin kokainë si dhe rreth 1300 paund.

Mane Driza, komentohet nga mediat britanike si një kriminel shumë i rrezikshëm. Ndaj tij, më datën 3 prill, gjykata në Bailey Old dha dënimin me burgim të përjetshëm duke rekomanduar vuajten minimumi të 20 viteve burg. Krimi për të cilin Driza 42 vjeçar u dënua ishte ai i goditja e shtetasit Stefan Bledar Monen, më shumë se 120 herë me thikë, ngjarje e rendë kriminale kjo e ndodhur në Wembley në qershor 1999.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gjykata e Hagës dërgon një tjetër ftesë/ Brajshori refuzon publikisht

Publikuar

-

Nga

Gjykata Speciale e Hagës ka thërritur një tjetër person nga Kosova për ta intervistuar për krimet e luftës.

Këtë herë bëhet fjalë për veprimtarin Fatmir Brajshori, të njohur ndryshe si Tushi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Brajshori në një postim në rrjetet sociale, ku deklaron se nuk do ta pranojë ftesën dhe nuk do të shkojë të dëshmojë.

“Nga Tribunali i Hagës kam marrë një ftesë për intervistim, duke mos u precizuar, në jam i dyshuar apo dëshmitar. Dhe, Unë Fatmir Brajshori kam vendosur, fare të mos i përgjigjem kësaj ftese ngaqë nuk e pranoj dhe nuk e njoh Gjykatën Speciale të Hagës apo si quhet ajo. Në fakt, më poshtë do të shkruaj arsyet , se përse nuk do t‘i përgjigjem kësaj ftese, dhe besoj kur t‘i lexoni këto gjëra, do kuptoni që: Kjo Gjykatë është ngritur nga armiqtë e kombit shqiptarë. Kjo gjykatë bazohet në thashetheme dhe jo në fakte dhe argumente”, shkruan ai.

Një tjetër arsye, është se Brajshori nuk do që të pranojë akuzat e ngritura nga politikani zviceran Dick Marty, i cili pretendon se gjatë luftës, në një shtëpi, në territorin e Shqipërisë, janë vrarë disa serbë dhe organet e tyre (veshkat) janë bërë transplant për t‘u dërguar për në vende të ndryshme.

Ai ngre akuzat se Gjykata Speciale është farsë, teatër tragjiko-komik, jo profesionale, jo serioze dhe jo asnjëanëse dhe se qëllimi i saj është njollosja e luftës çlirimtare që u bë nën emblemën e UÇK-së.

“Unë Fatmir Brajshori nuk do t‘i përgjigjem ftesës për Intervistim nga Gjykata Speciale! Jam shumë krenar, që unë dhe familja ime dhamë një kontribut modest në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shtëpia e jonë ishte baza kryesore e LPRK/ LPK-së. Jam shumë krenar me atë që për kombin tonë bëri UÇK-ja e udhëhequr në mënyrë tepër njerëzore, morale dhe profesionale nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike me të gjitha shtabet rajonale dhe drejtorit rajonale!

Ne nuk kemi vajza dhe as djemë për Hagë; Ne kemi djem dhe vajza për Kosovën për aq sa ka nevoj ajo! Unë e refuzoj ftesën ngaqë s‘kam arsye përse t‘i përgjigjem nëse gjatë viteve 1998-2000 s‘kam jetuar në Kosovë dhe këtë ftesë dërguar personit tim, do të duhej shfrytëzuar organizatat e dala të luftes, që Gjykatën ta shpallë si inekzistente dhe Kuvendi i ri i Kosovës ta shfuqizoj vendimin që kishte marrë aso kohe, ai Kuvendi i turpit.

Dhe arsyeja tjetër përse e refuzoj shkuarjen është: “Nuk shkon Muhamedi te mali, por mali shkon te Muhamedi!” Unë jam këtu, e këtu do të jem!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Problemet e koronavirusit në Kinë do të kenë efekt mbi ekonominë amerikane

Publikuar

-

Nga

Problemet e shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë do të kenë efekt mbi ekonominë amerikane, por përmasat e goditjes janë të paqarta, tha të hënën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari tha se edhe pse numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë ka arritur në 2.600, sëmundje të tjera si gripi i zakonshëm shkaktojnë shumë më tepër viktima në vit sesa COVID-19a që e ka origjinën në Kinën qendrore.

“Kërcënimi i vërtetë është padyshim koronavirusi. Ne nuk e dimë akoma, por po presim të shohim se si do të veprojmë,” tha Tomas Philipson, drejtor në detyrë i Këshillit Ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo nuk do të thotë se efektet ekonomike nga Kina nuk do të kenë ndikim. Patjetër që do të kenë”, tha ai.

Ndërkohë që epidemia po shfaq pak shenja zbutjeje, investitorët po shqetësohen gjithnjë e më shumë se ajo mund të ketë një ndikim shumë më afatgjatë në ekonominë botërore, por ashtu si zoti Philipson, ekonomistët thonë se është tepër herët për ta parashikuar ndikimin.

Zyrtari tha se ekonomia amerikane mbetet rezistente ndaj problemeve të shëndetit, duke përmendur se gripi i zakonshëm në SHBA shkakton mesatarisht 40,000 vdekje në vit.

Sipas gazetës Washington Post, Shtëpia e Bardhë mund të kërkojë së shpejti nga Kongresi fonde me vlerë 1 miliard dollarë, për t’iu përgjigjur koronavirusit./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Paralajmërohet ngritja e akuzave në Gjykatën e Posaçme për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, paralajmëroi të hënën fillimin e ngritjes së akuzave.

Në një njoftim të së hënës pasdite, thuhet se “Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin”, raporton radioja amerikane VOA.

Sipas të cilës: në njoftim thuhet se kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar.

“Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë…

Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Në korrik të vitit 2019 në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

LEXO TE PLOTE