Connect with Us

Konstituohet një tjetër bashki e majtë/ Krybashkiakja e re merr mandatin

Politikë

Konstituohet një tjetër bashki e majtë/ Krybashkiakja e re merr mandatin

Publikuar

-

Këshilli i ri i Bashkisë Roskovec ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas zgjedhjes se komisionit të mandateve dhe verifikimit të tyre, kanë  marrë mandatin 17 këshilltarë nga PS,1 këshilltar nga Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe 1 këshilltare nga PDS.

Ndërkohë që 2 anëtarë këshilli nga PS nuk kanë marrë pjesë në mbledhje duke bërë të pavlefshme  edhe mandatin e tyre.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Roskovec është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit të bashkisë Roskovec si dhe zëvendëskryetarët.

LEXO EDHE:  Ngrihet sipari për finalen e zgjedhjeve europiane

Mbledhja e sotme e këshillit të bashkisë ka zgjedhur edhe anëtaret për keshillin e qarkut Fier. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiakja e Roskovecit për një mandat të dytë Majlinda Bufi.  Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Roskovec kanë qenë dhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruci si dhe deputet të PS-së në qarkun e Fierit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha e bëri numrin 2 të PD-së/ Goxhaj nuk i kursehet Desada Metajt

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj, ka sulmuar Desada Metajn, pas marrjes së detyrës si numrin 2 të PD-së.

Goxhaj, e cilëson Metajn si gjetjen e duhur të PD-së, ndërsa pretendon se ajo po vazhdon misionin manipulues dhe gebelsian të “Opinionit” të Blendi Fevziut, të cilin e quan njeri të George Sorosit.

“Emërimi nga Lyli te Kryeredaktores së Opinionit të Fevzo Sorosit, Desada Metajt si nr 2 i PD-së është konfirmim se kujt i shërben Lyl Sorosi dhe se modeli gebelsian i lavazhit të trurit që Desada me Fevzon i ka bërë Opinionit publik, tani do të zhvendoset pranë zyrës së Lylit!
Në fakt, “Opinion” është etaloni se si një emision politik mund të shërbejë si instrument për instalimin e Diktaturës së Oligarkisë! Dhe Desada ka qenë numër 2 i “Opinionit”, duke pasur parasysh se numër 1 është Fevzo Sorosi!”, shkruan avokati në rrjetet sociale.

Më tej ai thekson se “Desada i ka shërbyer në mënyrën më të devotshme instalimit të diktaturës së oligarkisë Sorosiane, censurës dhe vrasjes së lirisë së shprehjes, mashtrimit dhe manipulimit mediatik, gënjeshtres dhe fake neës-eve, propagandës antiamerikane dhe antiTrump, fshehjes së axhendës Soros për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë, banalitetit kulturor dhe artistik’.

LEXO EDHE:  OSBE në Tiranë: Dekriminalizimi i listave të kandidatëve shumë i ngadalshëm

LEXO EDHE:  Rama kërcënon kryebashkiakët/ Lexoni Kodin Penal

Goxhaj pretendon se me detyrën si numri 2 Bashës, Desada Metaj nuk shkon as me ngritje dhe as me ulje, por në pozicion horizontal për të vazhduar atë që ka nisur. Sipas tij, Metaj po manipulon opinionin publik në favor të instalimit të diktaturës së oligarkisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mona mbledh bandën e LSI-së në Korçë/ Çfarë nuk u pa nga takimi i Kryemadhit në qytetin juglindor

Publikuar

-

Nga

Ditën i djeshme Monika Kryemadhi, kryetarja e komanduar, nga presindeti Ilir Meta, e LSI-së, zhvilloi një takim në kinemanë e Korçës.

Një takim në një sallë që merrnin pjesë rreth 200 veta, ku në fillim të rreshtave ishin disa të rinj dhe më tej në sallë shikoje përfaqësuesit më të korruptuar të politikës në Korçë, kudo të shpërndarë: ish-deputetë dhe banda e hajdutëve të LSI-së.

Filluar që me Ilir Metën, ata futën tentakulat e tyre të korrupsionit në amdinistratën shtetërore, nga viti 2009 deri në vitin 2013, duke u kthyer në një grup gjobaxhinjsh të pështirë, madje, për më tepër, shpesh herë janë kapur duke vjedhur dhe blerë vota. Janë hajdutërit që qëndruan në pushtet edhe në mandatin e parë të Rilindjes, që luftuan që Rilindja të vinte në vitin 2013 në krye të qeverisë, që ata të ruanin karriget e tyre në shumë institucione, përfshirë këtu edhe Bashkinë e Korçës, ku kishin një pjesë thelbësore dhe e morën me marrëveshjen që bënë me socialistët.

Ishin tek patentat, ishin tek rrugët, ishin në universitet, janë dhe pedagogë, janë tek tatimet, një pjesë e tyre ende nëpër detyra e funksione. Megjithëse dje fshiheshin të mos kapeshin nga aparatet fotografikë dhe kamerat, janë në administratën e Rilindjes, bëjnë sikur janë socialistë, por janë thjeshtë dhe vetëm banda e hajdutëve të LSI-së.

Këta mblodhi dje Monika dhe desh t’i shiste sikur ishin një pjesë LSI-stësh të rinj, a thua se në një qytet si Korça, me një kampus me rreth 6000 studentë, është e vështirë të gjesh 20 të rinj për rrjeshtat e parë dhe më pas mbledhin më hajdutët e 8 viteve të pushtetit me PD-në dhe Rilindjen e Ramës, t’i fshehësh nga pas dhe të mbushësh sallën me familjarët e tyre, me shpresën se do vish prap në pushtet, apo do bësh marrëveshje me Ramën për të vazhduar vjedhjen dhe për t’i nxjerrë sërish në skenë bandën, për t’i aktivizuar ata.

LEXO EDHE:  Ngrihet sipari për finalen e zgjedhjeve europiane

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Kombi kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër

Emrat janë të përveçëm, ata i di gjithë Korça. Ata janë në instistucione disa, shumë prej tyre janë larguar, por për 8 vite u majmën. Ashtu siç e theksuam më lart janë kapur duke vjedhur vota, në më shumë se një rast, por janë të lirë, shijojnë jetën e tyre, ato që vodhën dhe u grabitën qytetarëve korçarë.

Për këtë kanë festuar edhe dje, duke u mbledhur si një bandë hajdutësh dhe gjobaxhinjsh, në qendër të Korçës, për të festuar e për të na treguar se ata janë gjallë dhe tani po ndjekin nga pas Monën e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nder të njihem si vajza e Azemit”/ Hajdari jashtë kontureve të politikës: Çfarë më mungon nga SHBA

Publikuar

-

Nga

rudina hajdari interviste

Deputetja Rudina Hajdari, e cila është vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarit është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale, e zhveshur nga politika.

Deputetja tregoi se ndonëse është larguar para shumë vitesh në Amerikë, gjithmonë ka dashur të ndjekë ëndrrën e babait dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri dhe ka zënë vend në politikë.

“Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti, kjo ishte me rëndësi të madhe për mua. Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak”, tha deputetja në një intervistë për revistën “Class”.

Por pavarësisht rikthimit, duket se Hajdarit i mungon Amerika dhe qetësia që ajo ka pasur atje. Deputetja rrëfen se një ndër gjërat që e bezdis është futja e hundëve vend e pavend.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Kombi kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër

LEXO EDHE:  Skandal/ Ujërat e zeza shpërthejnë në mes të qytetit

“Amerikanët kanë një shprehje që thonë ‘it’s none of your business”, që është një koncept që nuk përdoret apo zbatohet këtu”, tha deputetja, ndërsa theksoi se për të është nder ta identifikojnë si vajza e Azem Hajdarit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE