LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin/ KPA jep vendimin për anëtarin e KLP-së

31 Korrik 2019, 08:21, Vetingu CNA
Komisioneri publik kërkoi shkarkimin/ KPA jep vendimin për

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Osmani, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kujtojmë këtu se Gentian Osmani, është edhe një ndër ish-prokurorët e çështjes s ëish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për yë cilin kërkuan edhe arrestimin.

Osmani, u konfirmua nga KPK por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

?Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe kursimet rezultojne të justifikuara.

Sa i përket huasë 20 mijë euro, rezulton se ka dokumentacion të pamjaftueshëm për provimin e aftësisë financiare të huadhënësve. Mungon dokumentacioni provues nëse shuma ka ardhur në Shqipëri cash apo në rrugë bankare. Nuk provohet vërtetësia e kësaj marrëdhënieje huaje? shprehej ndër të tjera Komisioneri Publik./ CNA.al

Udhëtim me avokatin e të pandehurit/ Hije skandali mbi profesionalizmin e Gentian Osmanit

Lajmet e fundit nga