LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju do të jeni ambasadorët e Shqipërisë në BE”/ Soreca mesazh të qartë të rinjve

31 Korrik 2019, 08:20, Politikë CNA
“Ju do të jeni ambasadorët e Shqipërisë në

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishte i pranishëm sot në një takim me studentë shqiptarë që janë pjesë e programit Erasmus +, një nga projektet e financuara nga BE-ja dha për ta mesazhe të qarta.

Gjatë fjalës së tij ambasadori Soreca, iu është drejtuar me një mesazh të qartë të rinjve, për të cilët theksoi se ata do të jenë ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE.

Sipas tij, edukimi i të rinjve do të thotë më shumë se çdo gjë tjetër, progres për një vend.

?BE ka dyfishuar buxhetin nga 15 në 30 mln euro në kuadër të programit Erasmus. Edukimi i rinisë është e ardhmja, në thelb të së ardhmes qëndron arsimi. Pa edukim të mirë shoqëritë tona nuk mund të kenë progres. Njerëzit e rinj të Shqipërisë e meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE. Mos harroni që ju do të jeni ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE?- tha Soreca.

Lajmet e fundit nga