LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Artan Hoxha “dush të ftohtë” qeverisë

31 Korrik 2019, 18:58, Denoncim CNA
Foto/ Artan Hoxha “dush të ftohtë” qeverisë

Ndërsa qeveria na bombardon përditë me marketing për të na bindur se sa bukur kalohen pushimet në Shqipëri, në një nga destinacionet më atraktive, siç është Thethi, banorëve u duhet të shpikin forma të reja kreative për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Këtë fakt e sjell gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku shkruan se: në Theth energjia elektrike është aq e dobët sa banorët të detyruar për tu shërbyer turistëve të shumtë vendas dhe të huaj, kanë vënë imagjinatën në punë.

Postimi i plotë:

Me qe jemi ne sezon turistik dhe qeveria na bombardon perdite me marketing duke na treguar se sa bukur kalohen pushimet ne Shqiperi. Ne fakt zoti ka bere mrekulli ne Shqiperi, duke i falur qe nga deti, liqeni, laguna e deri te Alpet. Problemi gjithnje mbetet keqadministrimi nga agjensite shteterore. Thethi eshte vertete perla e Alpeve shqiptare, por a e dini qe ne njerin nga destinacionet turistike me te njohura te vendit nuk ka energji elektrike mjaftueshem.

Pra llampat ndizen. Por ne Theth energjia elektrike eshte aq e dobet, sa frigoriferet nuk ngrijne, ekspreset e lokaleve nuk e ngrohin dot ujin mjaftueshem per te bere kafe, sobat dhe furrat elektrike nuk pjekin dot.
Ne keto kushte banoret e Thethit, te detyruar per tu sherbyer turisteve te shumte vendas dhe te huaj, kane vene imagjinaten ne pune.
Ne mungese te energjise elektrike te nevojshme si cdo familje apo biznes ne pjesen tjeter te vendit, kane shpikur forma te reja kreative./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga