Connect with Us

“Fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë”/ Meta tjetër mesazh Ramës

Politikë

“Fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë”/ Meta tjetër mesazh Ramës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh kreut të qeverisë, Edi Rama, që të mos humbasë kohë për të gjejnë një zgjidhje për krizën, me qëllim që në tetor vendit t’i hapen negociatat e anëtarësimit në BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty.

Meta e ka krahasuar situatën politike në vend, me një fëmijë para provimit, duke nënkuptuar kështu vendimin e BE-së, për negociatat.

“Ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikimi për dështimin tënd të sigurt.
U ndodh shpesh fëmijëve kur kanë përpara provimin e një lënde që nuk i tërheq fare. Nuk e zënë me dorë librin për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë e luajnë duke gënjyer veten se kanë ende kohë para provimit.
Por vjen një moment, kur koha nuk punon më për ty dhe kalon në KundërKohë.

Atëherë fillon e mendon si të justifikosh dështimin tënd në provimin që ti s’mësove kur duhej.
Kuptohet, zakonisht prindërve u thuhet se fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë.”-shkruan ndër të tjera Meta.

Më tej, Meta thekson se “Fëmijëve u falen sjellje të tilla dhe ato u kthehen në mësim për të ardhmen.

Ndërsa politikanëve jo!

Për më tepër të një vendi që ka shpërdoruar kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi.
Se ku ështē Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikimi i çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t’i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë.”

Postimi i plotë:

Të mos kalojmë në KundërKohë!

Ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikimi për dështimin tënd të sigurt.
U ndodh shpesh fëmijëve kur kanë përpara provimin e një lënde që nuk i tërheq fare. Nuk e zënë me dorë librin për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë e luajnë duke gënjyer veten se kanë ende kohë para provimit.
Por vjen një moment, kur koha nuk punon më për ty dhe kalon në KundërKohë.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Berisha kërcënon Ramën

Atëherë fillon e mendon si të justifikosh dështimin tënd në provimin që ti s’mësove kur duhej.
Kuptohet, zakonisht prindërve u thuhet se fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë.
Por fëmijëve u falen sjellje të tilla dhe ato u kthehen në mësim për të ardhmen.

Ndërsa politikanëve jo!

Për më tepër të një vendi që ka shpërdoruar kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi.
Se ku ështē Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikimi i çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t’i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë.

Populli ynë nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar!

Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në KundërKohë!

Nuk na mjaftoi që ishim në KundërKohë me gjithë qytetërimin Perëndimor për 45 vite?

Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët.

Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!

Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje!
Tani!
Në shtator do jetë shumë vonë!

Aq më tepër pas 18 tetorit të sakrifikuar për mungesë përgjegjësie ndaj vendit.

Shqipëria është lodhur me marrëveshje tejet të vonuara, që sakrifikojnë të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanëve të papërgjegjshëm, në emër të gjoja stabilitetit që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprimet e tyre.

SHQIPËRIA E PARA!🇦🇱

Me vepra, jo fjalime/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takime në Durrës/ Banorët të revoltuar nga mungesa e vëmendjes

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej kompleksve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo.

Sipas kreut të PD-së, në kompleksin 12 katësh jetojnë rreth 1 mijë banorë, të cilët kanë si shqetësim kryesor zvarritjen e vendimmarrjes dhe mungesën e vëmendjes shtetërore. Duke iu përgjigjur kërkesës së tyre për ndihmë, Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”
“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

Një tjetër banor i këtij kompleksi, baba i tre fëmijëve tregoi sesi e kishte trajtuar me përçmim nënkryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfi, të cilin në Durrës e cilësojnë si Vangjush Dako Junior. “Nuk më intereson fare, ik e këput qafën, më tha”- u shpreh banori .

LEXO EDHE:  Video-“Turp, turp, shqiptarët po përjetojnë ferrin”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Autenticiteti i audio-përgjimit?/ Basha zbulon skenarin e Ramës

Një grua tregoi për të bijën, e cila fle prej 7 ditesh në makinë, pasi kishin zënë vend në hotel vetëm 2 ditë më parë. Banorja e kompleksit të dëmtuar tregoi edhe anën abuzive, të pazbuluar deri tani, të skemës së strehimit në hotele.

“Ka hotele që janë të gatshëm të të strehojnë pa asnjë kosto, këtë e di personalisht. Por nuk mund të shkosh të strehohesh aty, sepse del që nuk je regjistruar fare pastaj. Duhet patjetër që të jesh i regjistruar në hotelet qe të çon bashkia…”- Që hoteli të përfitojë nga paratë që i jep qeveria pastaj”-ndërhyri zoti Basha, të cilit, banorja që i tregoi skemën avuzive dhe përjashtuese të qeverisë, i dha të drejtë në konkluzionin e tij.

Të gjithë banorët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, nuk kanë asnjë përkujdesje nga bashkia dhe nuk kanë asnjë përgjigje prej saj se çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen, megjithëse dokumentat i kanë dorëzuar, siç u është kërkuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Blofi i Lulzim Bashës me tre pikat e planit të emergjencës 

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka dalë me tre pika, lidhur me pasojat e tërmetit si një gjetje e madhe e tij për të përshpejtuar kapërcimin e katastrofës që ka goditur vendin.

Në fakt ashtu si gjithmonë, Luli nuk do të zhgënjejë. O thotë tre, o thotë pesë apo shtatë pika. Strategji më shumë mediatike, sesa të vërteta dhe fakte që mund të ndihmojnë në procesin e vështirë që po kalon vendi.

Përtej faktit se Luli ende nuk ka dhënë asnjë lek, dhe nuk ka deklaruar se cila është ndihma që ka dhënë ai megjithëse ai është një miliarder, me një pasuri të deklaruar 1.7 miliardë, na ka prezantuar dhe na ka thënë se ka 500 inxhinierë të gatshëm të shkojnë në terren.

Në fakt në takimin që bëri nuk kishte as 50 vetë, nga të cilët gjysma janë anëtarë të kryesisë së PD-së, ndërsa ndërtues dhe inxhinierë që thotë Luli apo ti shkojnë pas këtij të fundit, është shumë e vështirë.

Por, mirë do të ishte që ai të bënte publike këtë listë të njerëzve që ai paska në dispozicion, por që qeveria nuk e merr. Sepse kështu do ta godiste shumë rëndë. Duke publikuar listën dhe duke thënë ja emrat që ne kemi. Ja lista e njerëzve që qeveria nuk i angazhon për të përshpejtuar kapërcimin e situatës.

Së dyti, thotë atë që po bën qeveria, evidentimin, shkatërrimin, heqjen dhe pastrimin sa më shpejt të gjithçkaje çka ndodhur.

Dhe së treti, ka dalë me një pikë që e përmend shpesh që është anullimi i 150 milion eurove të koncesioneve.

Ka gjetur një shifër, edhe kjo si reklamë mediatike për ta ngjitur tek veshi i njerëzve.

Ndërkohë, nga ana tjetër Rama i përgjigjet se kjo është një shifër shërbimesh. të dy palët hedhin ping-pong dhe bëjnë politikë.

Por, në fakt Luli e kalon me një gënjeshtër dhe Edi Rama e kalon me një gënjeshtër tjetër.

Në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjëri nga të dy nuk i anullon dot ato koncesione, pasi janë kontrata të nënshkruara dhe anullimi i tyre në çdo moment do të sillte një kosto 10-fish më të rëndë nga taksapaguesit.

Pra, qytetarët shqiptarë këto koncesione do t’i paguanin shumë më tepër edhe në qoftë se Luli vjen në qeveri dhe i anullon. Dhe kështu ka ndodhur.

LEXO EDHE:  Franca refuzon zgjerimin e BE-së në Ballkan, pasi kjo forcon shumë Gjermanisë

LEXO EDHE:  Zgjerimi i BE/ Si do tё ecet mё tej me pokerin e anëtarёsimit?

Kemi rastin Bechetti dhe shumë të tjera në Shqipëri, sepse drejtësia shkon në Strasburg, në gjykatat Europiane, të cilat nuk janë si “KÇK” e kryeministrit tonë “të dashur”.

Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të anullojë koncesionet dhe këto 150 milion euro të përdoren për kapërcimin e situatës. Por, a i ka qeveria këto 150 milion euro?

Lulzim Basha nuk mund ta thotë këtë gjë sepse është një kandidat i mundshëm për kryeministër. Sepse del zbuluar dhe duket se është tejet i paaftë, i papërgatitur dhe është thjeshtë një fasadë.

Po ku i  ka qeveria gjendje 150 milionë euro në fund të vitit buxhetor, për t’ia dhënë koncesionarit për vitin e ardhshëm?

Kë gënjen Luli me këto shifra dhe përralla?!

Pyesni dhe ekonomistin më të thjeshtë. Qoftë në kryeministri, në ministri të Financave, në ministri të Infrastrukturës apo Shëndetësisë, atje ku janë firmosur koncesione.

Ato para paguhen pjesë-pjesë brenda vitit. Pra, qeveria çel buxhetin, tatimet dhe doganat mbledhin të ardhurat, nga të ardhurat janë shpenzimet, ku paguhen shumë e shumë lekë, rroga, investime e të tjera, ku përfshihen dhe koncesionet.

Pra, qeveria bën planifikimin, bën buxhetin, mbledh të ardhurat e pastaj paguan.

Luli na thotë se qeveria na i paskërka këto lek dhe vitin tjetër të mos ia japë koncesioneve, ti anullojë këto të fundit dhe paratë të hidhen në Thumanë dhe Durrës.

Një gënjeshtër, një pafytyrësi, një injorancë politike, kjo e mbështetur edhe nga kryeministri. Pasi nuk e thotë të vërtetën për opinionin publik dhe faktin si qëndron, por hedh një shashkë tjetër politike duke thënë se koncesionet po i përdor për shërbime.

Të dy gënjejnë, kush më pak e kush më shumë. Të dy bëjnë politikë. Por rasti i Bashës i cili nuk tregon listën me 500 inxhinierë dhe gënjeshtra me 150 milion euro që qeveria i paska në gjendje që tua japë koncesionarëve sat ë fillojë viti tjetër dhe këto para mund të përdoren tani për të kaluar këtë situatë emergjence është më banale dhe qesharake dhe e padëgjuar kurrë më parë nga një politikan në këto 30 vite tranzicion, ku ka pasur shumë gënjeshtra, shumë gafa. Por, këto të Lulit dhe artikulimet e tij janë thjeshtë dhe vetëm fantastike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla publikon rezolutën e miratuar nga Kuvendi/ Masa të mënjehërshme kundër dezinformimit

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale ka shkruar mbi Rezolutën e votuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare me 97 vota pro mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Balla shkruan se kjo rezolutë është e  përafërt me qëndrimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e 10 Tetorit të 2019  duke e quajtur atë dëshmi reale se shteti shqiptar është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian pasi ka një qasje të përbashkët kundër dezinformimit.

“Rezoluta e votuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare me 97 vota pro mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, e përafruar me qëndrimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e 10 Tetorit 2019, është dëshmi reale e orjentimit tonë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe e qasjes së përbashkët kundër dezinformimit, lajmeve të rreme, shpifjeve dhe formave që mund të marrin ato”, ka shkruar ai.

Më tej, Balla thekson se duhen marrë masa të mënjehërshme kundër dezinformimit gjë që do të kërkojë ndërhyrjen në legjislacion, marrje masash administrative si edhe ndërveprim me platformat e mediave sociale, duke identikfikuar ato të cilat sipas postimit të Ballës, nxisin panik, diskriminim dhe urrejtje.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Berisha kërcënon Ramën

LEXO EDHE:  Zgjerimi i BE/ Si do tё ecet mё tej me pokerin e anëtarёsimit?

“Janë të domosdoshëm hapa të mënjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit, e për këtë qëllim duhet të përgatiten ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion, marrja masave ligjore dhe administrative, si dhe ndërveprimi me platformat e mediave sociale, identifikimi i llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme dhe që nxisin gjuhën e urrejtjes, dhunën, diskriminimin, panikun etj., duke mos kompromentuar lirinë e shprehjes.”

Duke cituar Chuchill, Balla thotë se e vërteta duhet të mbrohet prej gënjeshtrave, të cilat, sipas tij, promovohen kryesisht nga mediat.

“Ashtu siç thoshte dhe Winston Churchill “Në kohë lufte, e vërteta është aq e shtrenjtë sa duhet të mbrohet gjithmonë nga një rojtar kundër gënjeshtrave”, citon ai.

Taulant Balla e mbyll postimin e tij duke thënë se ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore duhet të kenë një adresim sa më efikas dhe të koordinuar mes agjensive ligjzbatuese, përfshirë forcimin e legjislacionit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE