Connect with Us

Djegia e anijes turistike në Karaburun/ Kapiteneria merr vendimin drastik

Kronika

Djegia e anijes turistike në Karaburun/ Kapiteneria merr vendimin drastik

Publikuar

-

Dy ditë më parë një anijë turistike në Karaburun u shkrumbua nga flakët, ndërsa 5 personat që ndodheshin në të u hodhën në det për të shpëtuar.

Por, pas djegies së anijes “Aqua Marine”, duket se Kaputeneria e Portit ka marrë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

Kapiteneria e Portit ka vendosur të ushtrojë një kontroll tek anijet e tjera turistike.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se 98% e anijeve turistike zbatonin kriteret, ndërsa pjesa që nuk plotësonin kërkesat janë bllokuar nga Kapiteneria.

Ndër të tjera, Kapiteneria paralajmëron se kur anijet turistike shkelin standartet apo për çdo lloj shkelje që vihet re gjatë udhetimeve masat do jenë shumë të rrepta.

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Per masat e marra ndaj anijeve turistike ne Vlorë. Ne portin dhe gjiun e Vlores oprerojne 15 subjekte me anije +12pasagjer, per sezonin turistik 2019.

Duke mare shkas nga situata e fundit te ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila u perfshi ne flak deri ne djegien totale te saj duke rrezikuar jeten e njerzeve qe ishin ne bord , te cilet fal shpejtesise dhe aftesive te tyre arriten te shpetonin veten nga flaket, po ne te njejten dite qe ndodhi situata jo e mire per imazhin e turizmit dhe Vlores, Kapiteneria e Portit Vlore mori nje sere masash dhe kontrollesh te detajuara te paisjeve te zjarrfikse ne keto anije turistike te cilat rrezultuan 98% konform certifikates se rregjistrit detar shqiptar e cila eshte pergjegjese per numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikse ne baze te kapacitetit te anijes dhe tipit te saj.

Anijet qe nuk plotesonin kerkesat ne lidhje me mjetet zjarrfikse te cilat duhet te ishin ne bord te kolauduara u bllokuan nga Kapiteneria e Portit Vlore deri ne plotesimin e plote te tyre.

Gjithashtu nje mase tjeter per anijet turistike +12 pasagjer u mor per ndalimin e lundrimit naten me pasagjer ne bord.

Inkurajojme çdo turist, person apo autoritet që të denoncojë rastet kur anijet turistike shkelin standartet apo çdo lloj shkelje qe vini re gjatë udhetimeve pasi masat do jenë shume te rrepta.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kufoma në Durrës/ Ekspertiza zbardh të vërtetën

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka dhënë detaje zyrtare për kufomën e gjetur mëngjesin e kësaj të diele nga një peshkarexhë.

Sipas uniformave blu, trupi nuk ka shenja dhune, ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sulmoi turistët/ Dëshmon Mihal Kokëdhima: E kam mik kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Biznesmeni Mihal Kokëdhima ka dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Në dëshminë e tij në Gjykatë ai ka thënë ndër të tjera se nuk ia ka dhunuar turistët si dhe ka  komentuar hedhjen në kroskot.

“Ata ikën pa paguar. Doja t’u merrja lekët e mia, por më tërhoqën zvarrë. Ata nisën makinën dhe për pak më shtypën… U hodha në kroskot se ata nisën të më shtypnim makinën… U mundova t’i ndaloja…Nuk i kam prekur turistët”. Kështu është shprehur Kokëdhima, sot në Gjykatë.

Pas dhënies së dëshmisë, Gjykata ka vendosur masëm “arrest me burg” për Kokëdhimën.

Paraprakisht, siç raporton Report tv, Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit.

Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

 Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri

Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?

Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…

Mihal Kokëdhima: E kam mik

Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vritet dhe hidhet në det/ Trupi i pajetë bie në rrjetat e peshkimit në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një trup i dekompozuar ka rënë në rrjetën e një anije peshkimi, në Durrës.

Anija e peshkimit “Emiliano”, mësohet se ka konstatuar rreth 4 milje larg Durrësit kufomën në orët e para të mëngjesit.

Policia thotë se pas konstatimit, anija ka hedhur rrjetat dhe më pas ngjitjes në anije kanë vërjetur se ishet një trup njeriu i mbështjellë me letër natriban.

Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë se personi i gjetur mund të jetë vrarë dhe më pas është hedhur në det.

Policia po punon për identifikimin e viktimës./CNA.al

LEXO TE PLOTE