Connect with Us

Çfarë duhet të bëjë Rama që të lumturohet Meta?!

Politikë

Çfarë duhet të bëjë Rama që të lumturohet Meta?!

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë politikanët e tjerë në pushtet.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta paralajmëron se ka mbetur edhe shumë pak kohë për të mos kaluar në Kundërkohë, ndërsa i bën thirrje Ramës të heqë urgjent dorë nga kokëfortësia.

“Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët. Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!”, shkruan ndër të tjera Meta.

Në fakt, Meta duket mjaft i qartë në mesazhiin e tij drejtuar kryeministrit, ndërsa kërkon zgjidhje të situatës politike, me qëllim që në tetor të hapen negociatat për anëtarësimin në BE.

Por, Meta nuk është i qartë se kush është “lideri” që kërkon të drejtojë vendin drejt kësaj rruge.

LEXO EDHE:  Rama forcon vëllazërinë e krimit/ Asnjë fjalë për nënkryetarin e partisë që qëllon me armë

Çfarë duhet të bëjë Rama që të gëzohet Meta? Apo mos Metës i rri shumë “ngushtë” posti i Presidentit dhe po kërkon që të jetë ai vetë kryeministër?

Pra, ai mesa duket sheh si zgjidhje të situatës politike, që kryeministër të kemi Metën, që të vjedhë thesarin e shtetit pa problem, të vrasë njerëzit në boulevard dhe të kapet me bllok në dorë, duke vënë gjoba 700 milionëshe. Gjëra të cilët shqiptarët i kanë parë e i kanë dëgjuar me zë dhe figurë.

Për më tepër, ai që kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, apo gjithëpërfshirëse sikurse i pëlqen ti quajë Metës, është vetë ai që është kapur në përgjime duke kërkuar 200 mijë euro bizmesmenëve për të blerë vota.

Apo, mos ndoshta Meta po kërkon të ikë Rama dhe të vërë Monën kryeministre?

Në këtë rast Meta do të ishte i lumtur. Prandaj, Rama duhet të ikë urgjent dhe të vijë Mona, e cila ka humbur pa nam e pa nishan. Në këtë rast, e sigurtë që negociatat do hapeshin/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takime në Durrës/ Banorët të revoltuar nga mungesa e vëmendjes

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej kompleksve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo.

Sipas kreut të PD-së, në kompleksin 12 katësh jetojnë rreth 1 mijë banorë, të cilët kanë si shqetësim kryesor zvarritjen e vendimmarrjes dhe mungesën e vëmendjes shtetërore. Duke iu përgjigjur kërkesës së tyre për ndihmë, Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”
“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

Një tjetër banor i këtij kompleksi, baba i tre fëmijëve tregoi sesi e kishte trajtuar me përçmim nënkryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfi, të cilin në Durrës e cilësojnë si Vangjush Dako Junior. “Nuk më intereson fare, ik e këput qafën, më tha”- u shpreh banori .

LEXO EDHE:  Sezoni turistik/ Rama: Ende nuk jemi gati, të bëhet më shumë

LEXO EDHE:  Rama forcon vëllazërinë e krimit/ Asnjë fjalë për nënkryetarin e partisë që qëllon me armë

Një grua tregoi për të bijën, e cila fle prej 7 ditesh në makinë, pasi kishin zënë vend në hotel vetëm 2 ditë më parë. Banorja e kompleksit të dëmtuar tregoi edhe anën abuzive, të pazbuluar deri tani, të skemës së strehimit në hotele.

“Ka hotele që janë të gatshëm të të strehojnë pa asnjë kosto, këtë e di personalisht. Por nuk mund të shkosh të strehohesh aty, sepse del që nuk je regjistruar fare pastaj. Duhet patjetër që të jesh i regjistruar në hotelet qe të çon bashkia…”- Që hoteli të përfitojë nga paratë që i jep qeveria pastaj”-ndërhyri zoti Basha, të cilit, banorja që i tregoi skemën avuzive dhe përjashtuese të qeverisë, i dha të drejtë në konkluzionin e tij.

Të gjithë banorët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, nuk kanë asnjë përkujdesje nga bashkia dhe nuk kanë asnjë përgjigje prej saj se çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen, megjithëse dokumentat i kanë dorëzuar, siç u është kërkuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Blofi i Lulzim Bashës me tre pikat e planit të emergjencës 

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka dalë me tre pika, lidhur me pasojat e tërmetit si një gjetje e madhe e tij për të përshpejtuar kapërcimin e katastrofës që ka goditur vendin.

Në fakt ashtu si gjithmonë, Luli nuk do të zhgënjejë. O thotë tre, o thotë pesë apo shtatë pika. Strategji më shumë mediatike, sesa të vërteta dhe fakte që mund të ndihmojnë në procesin e vështirë që po kalon vendi.

Përtej faktit se Luli ende nuk ka dhënë asnjë lek, dhe nuk ka deklaruar se cila është ndihma që ka dhënë ai megjithëse ai është një miliarder, me një pasuri të deklaruar 1.7 miliardë, na ka prezantuar dhe na ka thënë se ka 500 inxhinierë të gatshëm të shkojnë në terren.

Në fakt në takimin që bëri nuk kishte as 50 vetë, nga të cilët gjysma janë anëtarë të kryesisë së PD-së, ndërsa ndërtues dhe inxhinierë që thotë Luli apo ti shkojnë pas këtij të fundit, është shumë e vështirë.

Por, mirë do të ishte që ai të bënte publike këtë listë të njerëzve që ai paska në dispozicion, por që qeveria nuk e merr. Sepse kështu do ta godiste shumë rëndë. Duke publikuar listën dhe duke thënë ja emrat që ne kemi. Ja lista e njerëzve që qeveria nuk i angazhon për të përshpejtuar kapërcimin e situatës.

Së dyti, thotë atë që po bën qeveria, evidentimin, shkatërrimin, heqjen dhe pastrimin sa më shpejt të gjithçkaje çka ndodhur.

Dhe së treti, ka dalë me një pikë që e përmend shpesh që është anullimi i 150 milion eurove të koncesioneve.

Ka gjetur një shifër, edhe kjo si reklamë mediatike për ta ngjitur tek veshi i njerëzve.

Ndërkohë, nga ana tjetër Rama i përgjigjet se kjo është një shifër shërbimesh. të dy palët hedhin ping-pong dhe bëjnë politikë.

Por, në fakt Luli e kalon me një gënjeshtër dhe Edi Rama e kalon me një gënjeshtër tjetër.

Në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjëri nga të dy nuk i anullon dot ato koncesione, pasi janë kontrata të nënshkruara dhe anullimi i tyre në çdo moment do të sillte një kosto 10-fish më të rëndë nga taksapaguesit.

Pra, qytetarët shqiptarë këto koncesione do t’i paguanin shumë më tepër edhe në qoftë se Luli vjen në qeveri dhe i anullon. Dhe kështu ka ndodhur.

LEXO EDHE:  Foto/ Meta puth qenin “hero” të ekipit të shpëtimit të Kosovës

LEXO EDHE:  Rama forcon vëllazërinë e krimit/ Asnjë fjalë për nënkryetarin e partisë që qëllon me armë

Kemi rastin Bechetti dhe shumë të tjera në Shqipëri, sepse drejtësia shkon në Strasburg, në gjykatat Europiane, të cilat nuk janë si “KÇK” e kryeministrit tonë “të dashur”.

Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të anullojë koncesionet dhe këto 150 milion euro të përdoren për kapërcimin e situatës. Por, a i ka qeveria këto 150 milion euro?

Lulzim Basha nuk mund ta thotë këtë gjë sepse është një kandidat i mundshëm për kryeministër. Sepse del zbuluar dhe duket se është tejet i paaftë, i papërgatitur dhe është thjeshtë një fasadë.

Po ku i  ka qeveria gjendje 150 milionë euro në fund të vitit buxhetor, për t’ia dhënë koncesionarit për vitin e ardhshëm?

Kë gënjen Luli me këto shifra dhe përralla?!

Pyesni dhe ekonomistin më të thjeshtë. Qoftë në kryeministri, në ministri të Financave, në ministri të Infrastrukturës apo Shëndetësisë, atje ku janë firmosur koncesione.

Ato para paguhen pjesë-pjesë brenda vitit. Pra, qeveria çel buxhetin, tatimet dhe doganat mbledhin të ardhurat, nga të ardhurat janë shpenzimet, ku paguhen shumë e shumë lekë, rroga, investime e të tjera, ku përfshihen dhe koncesionet.

Pra, qeveria bën planifikimin, bën buxhetin, mbledh të ardhurat e pastaj paguan.

Luli na thotë se qeveria na i paskërka këto lek dhe vitin tjetër të mos ia japë koncesioneve, ti anullojë këto të fundit dhe paratë të hidhen në Thumanë dhe Durrës.

Një gënjeshtër, një pafytyrësi, një injorancë politike, kjo e mbështetur edhe nga kryeministri. Pasi nuk e thotë të vërtetën për opinionin publik dhe faktin si qëndron, por hedh një shashkë tjetër politike duke thënë se koncesionet po i përdor për shërbime.

Të dy gënjejnë, kush më pak e kush më shumë. Të dy bëjnë politikë. Por rasti i Bashës i cili nuk tregon listën me 500 inxhinierë dhe gënjeshtra me 150 milion euro që qeveria i paska në gjendje që tua japë koncesionarëve sat ë fillojë viti tjetër dhe këto para mund të përdoren tani për të kaluar këtë situatë emergjence është më banale dhe qesharake dhe e padëgjuar kurrë më parë nga një politikan në këto 30 vite tranzicion, ku ka pasur shumë gënjeshtra, shumë gafa. Por, këto të Lulit dhe artikulimet e tij janë thjeshtë dhe vetëm fantastike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla publikon rezolutën e miratuar nga Kuvendi/ Masa të mënjehërshme kundër dezinformimit

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale ka shkruar mbi Rezolutën e votuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare me 97 vota pro mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Balla shkruan se kjo rezolutë është e  përafërt me qëndrimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e 10 Tetorit të 2019  duke e quajtur atë dëshmi reale se shteti shqiptar është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian pasi ka një qasje të përbashkët kundër dezinformimit.

“Rezoluta e votuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare me 97 vota pro mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, e përafruar me qëndrimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e 10 Tetorit 2019, është dëshmi reale e orjentimit tonë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe e qasjes së përbashkët kundër dezinformimit, lajmeve të rreme, shpifjeve dhe formave që mund të marrin ato”, ka shkruar ai.

Më tej, Balla thekson se duhen marrë masa të mënjehërshme kundër dezinformimit gjë që do të kërkojë ndërhyrjen në legjislacion, marrje masash administrative si edhe ndërveprim me platformat e mediave sociale, duke identikfikuar ato të cilat sipas postimit të Ballës, nxisin panik, diskriminim dhe urrejtje.

LEXO EDHE:  Foto/ Meta puth qenin “hero” të ekipit të shpëtimit të Kosovës

LEXO EDHE:  Rama forcon vëllazërinë e krimit/ Asnjë fjalë për nënkryetarin e partisë që qëllon me armë

“Janë të domosdoshëm hapa të mënjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit, e për këtë qëllim duhet të përgatiten ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion, marrja masave ligjore dhe administrative, si dhe ndërveprimi me platformat e mediave sociale, identifikimi i llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme dhe që nxisin gjuhën e urrejtjes, dhunën, diskriminimin, panikun etj., duke mos kompromentuar lirinë e shprehjes.”

Duke cituar Chuchill, Balla thotë se e vërteta duhet të mbrohet prej gënjeshtrave, të cilat, sipas tij, promovohen kryesisht nga mediat.

“Ashtu siç thoshte dhe Winston Churchill “Në kohë lufte, e vërteta është aq e shtrenjtë sa duhet të mbrohet gjithmonë nga një rojtar kundër gënjeshtrave”, citon ai.

Taulant Balla e mbyll postimin e tij duke thënë se ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore duhet të kenë një adresim sa më efikas dhe të koordinuar mes agjensive ligjzbatuese, përfshirë forcimin e legjislacionit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE