Connect with Us

Ylli Manjani kërkon “vdekjen”

Politikë

Ylli Manjani kërkon “vdekjen”

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, i gjithëdituri Ylli Manjani, pasi e përzunë me “shkelma” ka marrë shpatën në dorë, e sulmon këdo që i del përpara.

Por, për çudinë e të gjithëve, Ylli Manjani sot ka shfryrë inatin e tij me të gjitha palët politike.

Manjani sot më në fund e ka pranuar, se e gjithë klasa politike në vendin tonë, duhet fshirë nga faqja e dheut.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan sot se “Se ç’kam një ndjesi që shumica dërrmuese mezi po e presin këtë tërmetin apokaliptik, që ti fshijë nga faqja e dheut të gjithë udhëheqësit politikë të shtetit e pushtetit.

Të gjithë pa përjashtim!

Po apokaliptik ama, se me “tërmet, tërmet-in” e Damianit nuk ndodh mrekullia…”.

Më në fund, Manjani ka thënë një të vërtetë që nuk e luan as topi. Shqiptarët janë të lodhur nga kjo klasë politike, e cila është përgjegjëse pse Shqipëria ndodhet në këtë situatë sot.

LEXO EDHE:  Auditori “shuplakë” Qeverisë/  Huamarrje për financimin e projekteve të keqplanifikuara

Por, ka edhe një tjetër detaj në atë çfarë ka shkruan Manjani. Duket se ai kërkon vdekjen edhe për veten e tij.

Manjani shkruan se “tërmeti duhet ti fshijë nga faqja e dheut të gjithë udhëheqësit politikë të shtetit”, por ai ka qënë edhe vetë ministër, dhe për më tepër bën si udhëheqës 24 orë në ditë dhe jep mend për çdo gjë. Madje, edhe kur “do pjellë lopa”.

Por,  tani Manjani kërkon ti fshijë tërmeti të gjithë. Po veten ku e fut? Se mos bie tërmet me të vërtetë dhe na fshin edhe Yllin, ministrin e Ramës, të byzylykëve dhe Balilit./ CNA.al

Hetimet për tenderin e byzylykëve/ Prokuroria përfshihet në skandal

Nga ‘lidhja” me Balilin tek skandali i byzylykëve/ Zbulohen pronat e dyshimta të Manjanit

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha falenderon Macron/ Damkosi dje botërisht politikën e shpopullimit të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka falenderuar presidentin francez Emanuel Macron, i cili, sipas Berishës, vuri gishtin në njërën nga plaget më të tmerrshme të shoqërisë së sotme shqiptare, largimin e mijera shqiptareve dhe kërkesën e tyre për azil në vendin e tij.

“Sot pas një viti jo vetëm nuk është plotësuar asnjë kusht nga ato të Bundestagut por përkundrazi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes janë shtuar dy defacto tre kushte tjera. Ndërsa numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Francë është rritur me 25%. Pikërisht për këtë arsye Presidenti Macron damkosi dje botërisht politikën e shpopullimit të Shqipërisë nga Zografi Bis”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:
Nje falenderim per presidentin Macron!
Ai damkosi dje politiken e Çubrolloviçit qe Edvin Mafia ndjek ne Shqiperi
Miq, une nuk e di se cili do jete vendimi qe do merret neser per Shqiperine dhe une kam shprehur qendrimin tim per hapjen e negociatave ndonese nuk jane plotesuar asnje nga kushtet e nje viti me pare.
Por une dua te falenderoj Presidentin Emanuel Macron, i cili natyrisht per shqetesime te vendit te tij vuri gishtin ne njeren nga plaget me te tmerrshme te shoqerise se sotme shqiptare, largimin e mijra e mijra shqiptareve dhe kerkesen e tyre per azil ne vendin e tij çka perben nje problem vertet serioz per Francen por qe ne te vertet perben nje fatekeqesi shume here me te madhe per Shqiperine, perben nje hemoragji te tmerrshme shperberese kombetare, largimin masiv te Rinise dhe vdekjen graduale te te ardhmes se kombit tone.
Spastrimi masiv etnik i shqiptareve ka ne baze zbatimin pike per pike te doktrines se Vaso Çubrlloviçit nga Zografi Bis ne Shqiperi, politikat shpresevrasese qe kane si qellim perzenien e shqiptareve ne teresi dhe te rinjve ne veçanti nga Shqiperia.
Miq, nje vit me pare kushti specifik, pervec atyre te Bundestagut qe vuri Franca dhe te gjitha vendet anetare te BE, ishte ulja e numrit te azilkerkuesve. Sot pas nje viti jo vetem nuk eshte plotesuar asnje kusht nga ato te Bundestagut por perkundrazi, per shkak te perkeqesimit te gjendjes jane shtuar dy defacto tre kushte tjera. Ndersa numri i azilkerkuesve nga Shqiperia ne France eshte rritur me 25%. Pikerisht per kete arsye Presidenti Macron damkosi dje boterisht politiken e shpopullimit te Shqiperise nga Zografi Bis duke deklaruar para mediave se:
“Kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces(eshte fjala per zgjerimin, shen i imi).Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.
Kurse Zografi Bis lan duart si pilati me politiken e vrasjes se shpreses, debimit te bute te shqiptareve nga vendi i tyre duke deklaruar se nuk do ta beje bunker Shqiperine duke aluduar kohen e eterve te tij mizor. sb

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Tensione në Shkozë/ Shemben edhe dy banesa të tjera

Publikuar

-

Nga

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtesave në Shkozë, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Siç shihet nga fotot në galerinë e mësipërme, IKMT ka prishur edhe banesën e tretë në ditën e dytë të aksionit.

Ndërkohë, banorët kanë krijuar tensione duke kundërshtuar aksionin pasi ata kërkojnë dëmshpërblim.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama- Basha/ Manjani: U zgjidh problemi por jo kriza, ja idetë për të ndryshuar situatën

LEXO EDHE:  Ish-ministri ironizon Ramën/ Hipi në kurriz të Murrizit e bën rolin e udhëheqësit

E gjithë zona është rrethuar nga policia dhe FNSH, për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përpunonin dhe shisnin drogë në lokal/ Në pranga dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për posedim, përpunim dhe tregtim të lëndës narkotike.
Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative “Shqiponjat” zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përpunimi”. Ata ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh dhe kapën në flagrance dy të rinjtë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni “Përpunimi”
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”. Sekuestrohet kokainë dhe disa peshore elektronike. Në pranga dy persona që posedonin, përpunonin dhe do tregtonin lëndën narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh përpunohej një sasi lënde narkotike kokainë për t’u hedhur në treg, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja” zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përpunimi”, si rezultat i të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
J.H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.
Shtetasit e sipërpërmendur, në fshatin Karakullak, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh janë kapur në flagrancë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.
Në kuadër të këtij operacioni policor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 30 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“, e kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE