Connect with Us

Shtatori “pret koka ministrash”?/ Ja si përgjigjet Rama

Politikë

Shtatori “pret koka ministrash”?/ Ja si përgjigjet Rama

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi sot me gazetarët, ndër të tjera është pyetur edhe nëse shtatori do të sjellë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në Qeveri në shtator, kryeministri Rama tha se ndyshime do të ketë vetëm nëse paraqitet nevoja.

LEXO EDHE:  Rama publikon foto nga Vlora/ Akuza nga qytetarët: Populli s’ka bukë të hajë

“Në parim jo, por nëse shfaqet një nevojë apo situatë kjo është temë tjetër,”- tha Rama lidhur me ndryshimet e mundshme në Qeveri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmëron Tufa/ Do them të vërteta rrëqethëse, ja institucionet e mbushura me “kriminelë”

Publikuar

-

Nga

Një paralajmërim i fortë ka ardhur sot nga ish-Kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, i cili është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Zvicër për shkak të kërcënimeve me vdekje.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Tufa paralajmëroi se do të tregojë të vërteta rrëqethëse dhe të trota, ndërsa zbuloi se institucione si “SHISH-i dhe Policia e Shtetit janë të mbushura plot për plot me njerëzit me të kaluarën më të zezë”.

“Unë besoj se do të kem mundësi të tjera tani, jo drejtpëdrejt shtetërore por do të jem nga disa pikëpamje shumë më i lirë për të thënë të vërteta rrëqethëse dhe të troçta sesi institucionet e larta që nga ato ligjvënëse dhe deri tek institucionet e ndjeshmërisë së veçantë si SHISH-i apo policia e shtetit janë të mbushura plot për plot me njerëzit me të kaluarën më të zezë, pra ish oficerët dhe shefat e Sigurimit të Shtetit, ish kryetarë dhe nënkryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, ish rezidentë. Pra kjo është e papranueshme, dhe është gjëja më e zezë. Është gunga në shpinën e shoqërisë shqiptare e cila patjetër duhet të përballet me këtë. Në mos, ne duhet të pranojmë një poshtërim kolektiv dhe një cilësi jashtëzakonisht të ulët dhe të keqe të lirisë sonë”, tha shkrimtari.

LEXO EDHE:  Basha sumon Ramen/ Je mashtrues

LEXO EDHE:  Kompania SHELL në Shqipëri/ Ish deputeti vezëve nxjerr zbuluar Ramën

Teksa u pyet për marrjen e presidencës së radhës së OSBE-së nga Shqipëria, Tufa deklaroi se ky është një paradoks i një rendi absurd.

“Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di sesi kanë mundur të ngjasin, por sigurisht kjo gjendje nuk erdhi dhe u bë faktike e tillë, tani. Kjo ka qënë një mospërballim i situatës post-tatalitare të Shqipërisë. Ne nuk u përballëm me detyrat, dhe detyra kryesore ishte eliminimi ose mënjanimi, spastrimi nga hapësirat publike të institucioneve të legjislacionit, të drejtësisë të trashëgimisë komuniste. Ata tashmë kanë mbërritur në një pikë konsolidimi, ndjehen të sigurtë madje përdorin edhe slangun e tyre të parapëlqyer të shantazheve dhe kërcënimeve me vdekje. Unë mendoj se ne nuk u përballëm dot atëhere kur duhej dhe si duhej me këtë trashëgimi, e cila sigurisht të vetmen mënyrë sjelljeje ka pasur atë të përndjekjes, të kërcënimeve, të dënimeve, pushkatimeve, e të genocidit siç i kam studiuar unë këto tetë vite në dokumentat e dosjeve të arkivave të sigurimit të shtetit”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëzit vazhdojnë të kërkojnë strehë për të kaluar natën”/ Basha i prerë: Duhet veprim i shpejtë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se duhet veprim i shpejtë pasi çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët.

Sipas Bashës, kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme

“Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.
Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Kreu i PD-së Shkodër: Rama përvetësoi fondet e Fototekës Marubi

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Zbulohet “doktrina” antishqiptare e Ramës

Kryedemokrati shprehet se duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale.

“Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë”, shkruan më tej Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ardi Veliu gënjen”/ Paloka: Rrogat e policëve janë mbajtur

Publikuar

-

Nga

“Ardi Veliu gënjen”, kështu deklaroi ish-deputeti Edi Paloka në emisionin “Mbrëmje në ABC”, teksa foli për akuzat e opozitarëve se policëve dhe mësuesve i janë mbajtur para nga rrogat për t’ja dhënë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndonëse përfaqësuesit e qeverisë dhe policisë i kanë mohuar këto akuza, Paloka i cilësoi si gënjeshtra deklaratat e tyre në emisionin “Mrëmje në ABC”.

LEXO EDHE:  Kompania SHELL në Shqipëri/ Ish deputeti vezëve nxjerr zbuluar Ramën

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Zbulohet “doktrina” antishqiptare e Ramës

“Rrogat i janë mbajtur. Ardi Veliu gënjen. I mbajnë rrogat, dakord solidarizim por solidarizim me dëshirë. Dhe nga ana tjetër nuk i prekin asnjë qindarkë oligarkëve.

Ata janë diskretituar nga afera korruptive, pse nuk i prekin asnjë cent. Ato skenat me lot krokodili nuk i ha më njeri. Këta 3D-të e Ramës nuk i beson më njeri”, tha ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE