Connect with Us

Sa mundësi ka që Gjykata Kushtetuese të hapë dyert në Shtator?

Kronika

Sa mundësi ka që Gjykata Kushtetuese të hapë dyert në Shtator?

Publikuar

-

Sipas të dhënave zyrtare nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, garën për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e vazhdojnë ende, gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti, prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, këshilltarja ligjore Arta Vorpsi si dhe  këshilltarja ligjore Fiona Papajorgji.

Besnik Muçi është kandidat për shkarkim nga KPA, ndaj për analizën e mëposhtme, nuk mund të konsiderohet si kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese kërkon të pakten 5 anëtarë, që të mund të mblidhet për të marrë vendime.

Duke i konsideruar të treja kandidaturat si fituese, mund të arsyetojmë që tre anëtarë jane boll, që Gjykata Kushtetuese të mund të mblidhet në dhomë këshillimi. Por, jo më shumë.

Me shumë gjasë, në Shtator do të arrijmë të kemi përmbylljen e procedurave, për aq vende sa mund të plotësohen nga këto 3 kandidatura.

Por, a do kemi emërimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese?

Kushti i ligjit është që për çdo vend bosh, duhen 3 kandidatura të vlefshme.

Dmth nëse përdorim tabelën e shumëzimit, për tre vende bosh duhen 9 kandidatura të vlefshme.

Të arsyetojme pak me logjikën e Ligjit dhe jo me llogaritë e Dvoranit.

Kandidaturat janë 3:

– Regleta Panajoti;

– Arta Vorpsi;

– Fiona Papajorgji.

Secila prej tyre ka kandiduar për tre vende bosh.

Dmth për secilin nga 3 vendet, lista e kandidaturave do të jetë njësoj. Mbase edhe radha do jetë e njëjtë, se duke qenë vlerësim me pikë, për të njëjtën gjykatë, do ish e pamundur që vlerësimi për të njëjtat kandidatura, të rezultonte me radhitje të ndryshme.

LEXO EDHE:  "Zero tolerancë zaptuesve të plazhit"/ Policia me "dorë të hekurt"

Por, plotësimi i vendeve bosh bëhet një nga një. Se edhe shqyrtimi do të bëhet një nga një për secilën vakancë.

Në këto kushte, në momentin që një nga zonjat përzgjidhet për njërën vakancë, plotësimi i dy vakancave të tjera është i pamundur, pasi lista e kandidaturave për vakancën e radhës do reduktohej në 2.

Ligji kërkon përzgjedhje midis 3 kandidaturave.

Ligji nuk ka rregulluar fare rastin kur një kandidat kandidon për më shumë se një vend bosh.

Dhe ky është nje nga shume rastet e gafave juridike që zbulojnë mungesën e vizionit të ekspertëve të nivelit të lartë që u paguan si draftues të ligjit.

Me një ligj të shkruar kështu, Ilir Meta ka edhe rastin të bëjë gallatë me listat e kandidaturave.

Dhe për gallatë mund të zgjedhë edhe të njëjtin emër tre herë, në tre lista. Fundja kush do e paragjykonte sidomos në rastin, kur te secila liste do zgjidhte njëkohësisht kandidaturën e parë të dalë nga vlerësimi i pavarur i KED?!

Ashtu mbase do kishim plotësim të tre vakancave përnjëherë.

Pak rëndësi, nëse do ish i njëjti person. Fundja vetëm për dhomë këshillimi, njësoj është. Si 1×3 edhe 3×1 rezultati del njësoj.

Për saktësi! Do jenë 2 ose 4 anëtarë! Se ne Gjykatën Kushtetuese, ka një vit që dritat i ndez e i fik Vitore Tusha, megjithë moshën për pension./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  “Dashnorët e reformës”/ Manjani i kthehet Ballës: Duhet t’i vijë turp

LEXO EDHE:  Ja tre kandidaturat e LSI për bashkitë e qarkut Berat

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese në Shkodër.

Mësohet se SPAK ka rrëzuar OFL-së, duke e cilësuar sekuestrimin si një akt në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Bëhet fjalë për banesën njëkatëshe, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, në pronësi të Aldo Manishtës. Kjo banesë u sekuetrua në kushtet e emergjencës dhe sipas SPAK,  nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

LEXO EDHE:  Hapet rruga për Gjykatën Kushtetuese/ Zgjidhen anëtarët e KED, ja emrat

LEXO EDHE:  Tentuan të vidhnin gjyqtarin/ E pësojnë keq tre të rinjtë

Ndërkohë, kujtojmë se Manishta është një ndër personat që dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  Tre luftëtarët e fuqishëm kundër kancerit

LEXO EDHE:  Tre luftëtarët e fuqishëm kundër kancerit

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE