LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama e futi Dakon në listën e zezë"/ Deklarata e fortë e Belind Këlliçit

30 Korrik 2019, 18:06, Politikë CNA
"Rama e futi Dakon në listën e zezë"/ Deklarata e

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka thënë se viktima e parë e Ramës u bë Vangjush Dako.

“Edi Rama premtoi se kush prek zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA. Paska patur shumë të drejtë.

Viktima e parë e ?vendimit? të Ramës u bë pikërisht Vangjush Dako. Akullorja u shkri dhe po prish kaushin që e mbajti, e mbrojti dhe e promovoi”, ka shkruar Këlliçi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Edi Rama, njeriu qe veshi krimin me pushtet dhe imunitet!

Edi Rama premtoi se kush prek zgjedhjet nuk do te shkele me ne SHBA. Paska patur shume te drejte!

Viktima e pare e ?vendimit? te Rames u be pikerisht Vangjush Dako. Akullorja u shkri dhe po prish kaushin qe e mbajti, e mbrojti dhe e promovoi.

Sot Departamenti i Shtetit i SHBA e futi ne listen e zeze duke theksuar se ka informacion te besueshem se Vangjush Dako ka qene i perfshire ne korrupsion te rendesishem gjate mandatit te tij si kryetar i Bashkise se Durresit.

Korrupsioni shkakton kosto mbi ekonomine, shoqerine, sigurine si dhe lehteson krimin e organizuar. Vangjush Dako eshte kryebashkiaku me i suksesshem i Edi Rames dhe merite te vecante ka ne blerjen e votave ne bashkpunim me krimin e organizuar.

Edi Rama ja ka dale tashme te behet pjese e rendesishme e historise. Edi Rama do te mbahet mend si njeriu qe futi krimin ne parlament, qeveri, bashki dhe bashkpunoi me krimin e organizuar per te blere vota./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga