Connect with Us

Plagosën 24-vjeçarin/ Arrestohen dy vëllezërit

Kronika

Plagosën 24-vjeçarin/ Arrestohen dy vëllezërit

Publikuar

-

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohen për plagosjen me armë zjarri të një 24 vjeçari.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit K. K, 36 vjeç dhe A. K, 28 vjeç, banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zall Dardhë, Dibër (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia), në fshatin Nezhaj,  Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor  i koduar “Tartaj”

Kapen dhe arrestohen 2 persona (vëllezër), me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimit ndaj personit dhe pronës.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, në orët e para të mëngjesit të datës 30.07.2019, finalizuan me sukses  operacionin policor të koduar “Tartaj”

LEXO EDHE:  Mos guxoni të vishni këtë bluzë në Turqi!

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

K. K, 36 vjeç,

A. K, 28 vjeç, banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zall Dardhë, Dibër (vëllezër)

Këta shtetas u kapën në orët e para të mëngjesit në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia), në fshatin Nezhaj,  Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje.

Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentative”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  Tym para parlamentit/ Konfrontime mes protestueve dhe policisë

LEXO EDHE:  Artan Didi letër pilcëve: Kush dhunon, dënohet

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese në Shkodër.

Mësohet se SPAK ka rrëzuar OFL-së, duke e cilësuar sekuestrimin si një akt në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Bëhet fjalë për banesën njëkatëshe, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, në pronësi të Aldo Manishtës. Kjo banesë u sekuetrua në kushtet e emergjencës dhe sipas SPAK,  nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Milot/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  “Kriminelët me toga të zeza”/ Rama mesazh Policisë  

Ndërkohë, kujtojmë se Manishta është një ndër personat që dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  Artan Didi letër pilcëve: Kush dhunon, dënohet

LEXO EDHE:  Dy vëllezërit u ekzekutuan në prag të shtëpisë/ Gjunjëzohet Policia

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE