LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Penalizimi i Dakos/ Ngjela:Amerikanët kanë prova

30 Korrik 2019, 19:41, Politikë CNA
Penalizimi i Dakos/ Ngjela:Amerikanët kanë prova

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me Vangjush Dako.

I ftuar në A2CNN, Ngjela, ka thënë se përderisa DASH e ka ndërmarrë një veprim të tillë do të thotë që ka prova.

I pyetur se nëse është ky një vendim i Departamentit të Shtetit një fshikullimë për Edi Ramën, Ngjela u shpreh se kryeministri duhet t?i mbrojë vartësit e tij deri në momentin që dalin provat.

?Fakti që e bëjnë amerikanët do të thotë që kanë informacion. Se çdo bëjë ligji me të është diçka tjetër. Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është provë në kuptimin gjyqësor, por ata pa prova nuk e bëjnë. Kryeministri duhet t?i mbrojë ata që ka emëruar ose që ka çuar përpara popullit për votimit. Është aksiomë e politikës moderne. Në momentet kur dalin provat, natyrisht që nuk kam si e mbroj dhe as kryeministri nuk ka si e mbron. Vartësi mbrohet në çdo situatë deri sa të veprojë drejtësia? tha avokati Ngjela tek ?I ftuari?.

 

Lajmet e fundit nga