LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dështimit në Korçë/ Basha i vërsulet Devollit 

30 Korrik 2019, 11:01, Politikë CNA
Pas dështimit në Korçë/ Basha i vërsulet

Pas katastrofës së radhës që i shkaktoi PD-së në 30 qershor, kryetari i opozitës, Lulzim Basha po zhvillon një tur takimesh në rrethe, ku tenton të justifikojë dështimin e tij.

Një ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një takim në qytetin e Librazhdit.

Megjithëse takimi, ora dhe vendi, ishte lajmëruar ditë më parë, kryedemokrati nuk ka mundur dot të mbledhë as 10 vetë, pasi në lokalin ku ishte lënë bashkëbisedimi, nuk është paraqitur askush.

Basha është vonuar derisa ka filluar xhiroja e mbrëmjes e qytetarëve të Librazhdit, e megjithatë edhe pas kësaj manovre takimi i kryedemokratit ka dështuar.

Por, pas dështimit në Librazhd, Basha ka dështuar edhe në Korçë, ku ka zhvilluar një takim në një ambient të mbyllur, sepse mesa duket Lulit nuk i shkon më njeri në sheshe.

Basha nuk del dot më në sheshe me njerëzit, por ka dështuar dhe ka përfunduar me 50 vetë, i mbyllur në një nga lokalet e qytetit në pedonalen e Korçës.

I mërzitur dhe i inatosur me dështimin është vërsulur në Devoll, dhe do të tentojë të krijojë incidente dhe përplasje pas dorëzimit të bashkisë tek socialistët jo sepse ata dhe Rilindja e fituan, por sepse Lulzim Basha e fali vetë në tavolinë dhe do tani do t?i përdorë tani për konflikt./ CNA.al

Basha dështon në Librazhd/ Braktiset nga militantët e PD-së

Lajmet e fundit nga