LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk e prisja një gjë të tillë”/ Modelja e famshme “dëbohet” nga eventi për shkak të ngjyrës

30 Korrik 2019, 13:22, Lifestyle CNA
“Nuk e prisja një gjë të tillë”/ Modelja e

Modelja e famshme Naomi Campbell është një nga modelet e para me ngjyrë që ka pushtuar të gjithë pasarelat botërore si dhe kopertinat e revistave më prestigjoze.

49-vjeçarja gjatë një interviste ka treguar një nga eksperiencat e saj më të këqija.

Ajo shprehet se teksa ishte duke shkuar në një event të rëndësishëm në jug të Francës, nuk është lejuar të futet brenda për shkak të ngjyrës.

Më tej ajo vijon: ?Unë gjithmonë kam dashur që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kohët e fundit kam qenë në një qytet në jug të Francës, ku jam ftuar të marr pjesë në një event në një hotel, emrin e të cilit nuk do ta përmend.

Ata nuk deshën të na linin mua dhe mikun tim për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Personi në hyrje pretendoi se nuk kishte vend, por ai lejonte njerëzit e tjerë të futeshin.?- ka rrëfyer modelja.

Lajmet e fundit nga