Connect with Us

Në kërkim prej tre muajsh/ Prangosen dy hajdutët nga Delvina

Kronika

Në kërkim prej tre muajsh/ Prangosen dy hajdutët nga Delvina

Publikuar

-

Policia ka arrestuar sot dy persona pasi akuzohen se kanë kryer një vjedhje në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë B.O., 55 vjeç dhe Sh.A., 58 vjeç të cilët ishin shpallur në kërkim që prej tre muajsh.

Njoftimi i policisë

Policia ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skadalin/ 54 familje nuk u njihen certifikatat e pronësisë

B.O., 55 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë.

Sh.A., 58 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë.

Këta shtetas kanë qenë shpallur në kërkim dhe më datë 06.05.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, i ka dënuar me 6 muaj burgim për “Vjedhje në bashkëpunim”/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Transportonin ilegalisht marokenë/ Arrestohet një burrë e një grua në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informaconeve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
• V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër.
Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vjedh furgonin nën kërcënimin e armës, arrestohet 25-vjçari

LEXO EDHE:  Vidhnin bagëti, arrestohen dy persona në Shijak

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të armatosur dhe me makina të blinduara/ Kriminelët i bëjnë karshillëk policisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar dy video në emisonin “Opinion” të Blendi Fevziut ku tregon hapur që personat e shpallur në kërkim për krime të rëndë i bjënë karshillëk policisë me makina të blinduara duke shëtitur ditën në mës të qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara makinat tip “Fuoristradë” të cilat kushtojnë qindra-mijëra euro, shëtisin lirshmë në mes të Elbasanit, të drejtuara nga kriminelë të rrezikshëm.

LEXO EDHE:  Thyen rregullat e qarkullimit rrugor/2 në pranga

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skadalin/ 54 familje nuk u njihen certifikatat e pronësisë

Si ka mundësi që policia nuk i arreston?

Gazetari Hoxha, përmes këtyre videove ngre alarmin se policia e shteti ngre duart lart dhe tregohet inegzistente përballë kriminelëve të rrezikshëm, të shpallur në kërkim të cilet duhet të ishin prapa hekurave.

Rasti lidhet dhe me rastin e Kavajës ku viktima, Dritan Haxholli ishte i shpallur në kërkim dhe lëvizte gjithashtu lirshëm në qytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Dhunoi dy persona/ Arrestohet nga policia e Elbasanit 31 vjeçari  

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skadalin/ 54 familje nuk u njihen certifikatat e pronësisë

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE